Komisioni Qendror i Zgjedhjeve përmes një letre dërguar kryeministrit, ministrave, partive politike dhe bashkive u kërkon atyre të tregohen të vetëpërmbajtur gjatë fushatës zgjedhore.
“Duke marrë në konsideratë raportet e para të depozituara nga monitoruesit, KQZ i bën apel të gjithë drejtuesve të institucioneve publike të tregojnë vetpërmbajtje dhe të përmbushin detyrimet e tyre sipas Kodit Zgjedhor. Po ju dergoj per njohje shkresen drejtuar Kryeministrisë dhe të gjitha Ministrive, Bashkive, Partive Politike si dhe kandidatëve të pavarur”, thuhet në njoftimin e KQZ-së.
