Ilir Meta ka komentuar vendimin e KQZ për të mos regjistruar PD në zgjedhjet vendore të 14 majit.
Kreu i Partisë së Lirisë, në një intervistë televizive, tha se rëndësi ka që shqiptarët do të kenë mundësinë të ndëshkojnë me votë “regjimin monist”.
“Nuk kam asnjë koment sepse isha në një takim dhe po prisja të lidhemi bashkë. Nuk kam asnjë interes për këtë çështje. Për mua ka rëndësi që për 60 ditë shqiptarët do të kenë mundësi të ndëshkojnë më votë këtë sistem monist. Janë katër vite të humbura. Me Partinë Demokratike kemi një marrëveshje të bërë publike prej kohësh. Për mua ka rëndësi që për 60 ditë do të shkojmë në zgjedhje. Koalicioni është firmosur prej muajsh. Çështja e regjistrimit të kandidatëve është një çështje teknike. Opozita shkon e sigurt dhe e bashkuar drejt një fitore historike. Komentet për Bashën janë bërë me kohë. Nuk dua të hyj në çështjen e Partisë Demokratike sepse e ka zgjidhur populli në 6 mars, e kanë zgjidhur dhe anëtarët e Partisë Demokratike por e zgjidhi dhe gjykata. Jemi drejt triumfit të opozitës kundër një regjimi monist.”