Pas largimit të Alqi Bllakos i cili dorëzoi dje mandatin, Partia Socialiste do të ketë një tjetër deputet i cili do të plotësojë vakancën e krijuar. Ky lajmërim u dha sot zyrtarisht në seancën parlamentare që po zhvillohet në Kuvendin e Shqipërisë.
Gjatë fjalës së saj, nënkryetarja e Kuvendit, Ermonela Felaj deklaroi se mandati i deputetit për Alqi Bllakon ka përfunduar pas kërkesës së vetë këtij të fundit për ta lënë mandatin e për t’iu dorëzuar drejtësisë, duke theksuar se Kuvendi tashmë do të shpallë vakancën e do ia njoftojë KQZ-së për plotësimin e saj.
“Ju njoftoj që deputeti Alqi Bllako ka dorëzuar në Kuvend deklaratën me të cilën vë në dijeni Kuvendin që me vullnet të plotë dorëzon mandatin. Kur deputeti heq dorë referuar nenit 71 të Kushtetutës mandati i tij mbaron. Kuvendi shpall vakancën e ia njofton vakancën KQZ për plotësimin e saj”, u shpreh Felaj.
