TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Të fundit

Përleshjet dhe dhuna e huliganëve në Tiranë, reagon policia: Janë plagosur 10 efektivë

00:22 / May 25, 2022

Agravon situata, gaz lotsjellës dhe armë për të shpërndarë holandezët tek ’21 Dhjetori’

00:01 / May 25, 2022

Armando Duka: Tritoli banesës sime, inspirim nga Erion Veliaj

23:54 / May 24, 2022

Aksident i trefishtë në Vlorë, makinat bëhen copash

23:48 / May 24, 2022

Ambasada e SHBA-së njoftim për qytetarët amerikanë: “Shmangni qendrën e Tiranës”

23:43 / May 24, 2022
Facebook Twitter Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Twitter Instagram
TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Abonohu
TiranaNewsTiranaNews
Kryesore

KQZ rrëzon PD-në: Do presim edhe sot listat për deputetë

13:40 / April 29, 20172 Min Lexim
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Shpërndaje
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka dalë në një deklaratë zyrtare për të sqaruar se nuk ka asnjë shkelje në afatet për pranimin e listave të kandidatëve për deputetë në zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit 2017.

Partia Demokratike ngriti këtë të shtunë pretendimin se afati që partitë të dorëzonin listat e kandidatëve kishte mbaruar mbrëmë në orën 00:00.

Zëdhënësja e KQZ-së Drilona Hoxhaj tha se sipas Kodit Zgjedhor, ashtu siç është ndjekur edhe në zhvillimin e proceseve të mëparshme zgjedhore, afati i fundit është 50 ditë para zgjedhjeve, dhe llogaritja bëhet duke përjashtuar datën e zgjedhjeve.

Pra sipas saj, partitë politike kanë kohë deri këtë të shtunë në orën 00:00 për të dorëzuar listat e plota me kandidatët për deputetë në Shqipëri. 

Deklarata

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sqaron opinion publik se, në bazë të nenit 67 të Kodit Zgjedhor, afati i regjistrimit të listave shumëemrore të kandidatëve të partive politike, të regjistruara si subjekte zgjedhore për zgjedhjet e datës 18 qershor 2017 është “jo më vonë se 50 ditë para datës së zgjedhjeve”.

Bazuar në rregullimin e mësipërm ligjor dhe në praktikën shumëvjeçare të KQZ, afati 50 ditë përpara datës 18 qershor 2017 korrespondon me datën 29 prill 2017.

Referuar nenit 67 të Kodit Zgjedhor, partitë politike duhet të depozitojnë listat shumëemërore në KQZ, jo më vonë se 50 ditë para datës së zgjedhjeve. Afati 50 ditor para ditës së zgjedhjeve referuar nenit 125 të Kodit Zgjedhor, llogaritet duke përjashtuar ditën e zgjedhjeve.

Kjo mënyrë përllogaritje e afateve është tashmë një praktikë e ndjekur në të gjitha proceset zgjedhore të mëparshme dhe është zbatuar edhe në lidhje me përcaktimin e datës 10 prill 2017 si data e fundit për regjistrimin e subjekteve zgjedhore që do të marrin pjesë në zgjedhjet e datës 18 qershor 2017, apo të datë 19 prill, si data e fundit për regjistrimin e koalicioneve zgjedhore.

Data 29 prill, si data e fundit për regjistrimin e listave shumëemrore të kandidatëve të partive politike pjesmarrëse në zgjedhjet për Kuvendin 2017 është datë e deklaruar prej kohësh dhe e pranuar publikisht me veprime konkludente nga të gjitha forcat politike në vend, disa prej të cilave kanë edhe përfaqësues të përhershëm në mbledhjet e KQZ. /TiranaNews/

deputet KQZ PD zgjedhje
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

Përleshjet dhe dhuna e huliganëve në Tiranë, reagon policia: Janë plagosur 10 efektivë

00:22 / May 25, 2022

Agravon situata, gaz lotsjellës dhe armë për të shpërndarë holandezët tek ’21 Dhjetori’

00:01 / May 25, 2022

Aksident i trefishtë në Vlorë, makinat bëhen copash

23:48 / May 24, 2022

Ambasada e SHBA-së njoftim për qytetarët amerikanë: “Shmangni qendrën e Tiranës”

23:43 / May 24, 2022
Shto koment

Lini një koment Cancel Reply

Kryesoret

Përleshjet dhe dhuna e huliganëve në Tiranë, reagon policia: Janë plagosur 10 efektivë

00:22 / May 25, 2022

Agravon situata, gaz lotsjellës dhe armë për të shpërndarë holandezët tek ’21 Dhjetori’

00:01 / May 25, 2022

Aksident i trefishtë në Vlorë, makinat bëhen copash

23:48 / May 24, 2022

Ambasada e SHBA-së njoftim për qytetarët amerikanë: “Shmangni qendrën e Tiranës”

23:43 / May 24, 2022
Te fundit

Përleshjet dhe dhuna e huliganëve në Tiranë, reagon policia: Janë plagosur 10 efektivë

00:22 / May 25, 2022

Agravon situata, gaz lotsjellës dhe armë për të shpërndarë holandezët tek ’21 Dhjetori’

00:01 / May 25, 2022

Armando Duka: Tritoli banesës sime, inspirim nga Erion Veliaj

23:54 / May 24, 2022

Abonohu për më të fundit

Merni lajmet e fundit nga TiranaNews

Marketing
Tirana News
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube

Tirananews.al do të përçojë nga ju dhe për ju Shqipërinë, të djeshmen dhe të sotmen e saj. Lajme të paanshme, analiza të thelluara dhe argëtim i larmishëm

Facebook Twitter Instagram Pinterest YouTube

Abonohu për më të fundit

Merni lajmet e fundit nga TiranaNews

© 2022 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.