Këtë të hënë KQZ do të shpërndajë mandatet e qarqeve Fier, Durrës dhe Elbasan duke vulosur përfundimisht rezultatin e zgjedhjeve.
Rrëzimi i ankimit të PD edhe në Kolegj Zgjedhor i hapi rrugë KQZ certifikimit të rezultatit në këto 3 qarqe ku opozita pretendonte manipulim të rezultatit edhe përmes fenomenit të trenit bullgar, por as rinumërimi nuk solli asnjë ndryshim.
Në Elbasan PD pësoi humbje të thellë dhe rezultati u nda 10 me 4 për PS.
Në Durrës PD ruajti rezultatin 6 me 8 por me një rënie të thellë prej 10% krahasuar me zgjedhjet e 2021.
Fieri ishte një prej qarqeve ku opozita pësoi disfatë, 12 mandate shkuan për PS dhe vetëm 4 për PD.
Pavarësisht se Zegjine Caushi humbi nga rinunërimi, KQZ pritet t’ia japë asaj mandatin e deputetit, pasi kandidatja Maldrita Bardho ka dorëzuar dorëheqjen.
