Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë njoftoi se në orët e hershme të mëngjesit. Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi deklaroi se materiali zgjedhor është shpërndarë me kohë. Ai u ka bërë thirrje qytetarëve që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre kushtetuese duke votuar.
“Ju njoftoj se në orët e hershme të mëngjesit dhe me kohë, është shpërndarë materiali zgjedhor, ku bëjnë pjesë edhe fletëvotimet, për në të gjitha qendrat e votimit. Në të gjitha qendrat e votimit në Republikën e Kosovës, në 903 qendra votimi me 2,533 vendvotime, ka filluar procesi i votimit në Zgjedhjet për Kuvendin e Republikës së Kosovës.
Sipas Listës së Votuesve, numri i shtetasve të Kosovës me të drejtë vote në ditën e sotme, është, 1 milionë e 970 mijë e 944. Numri i subjekteve politike të certifikuara për pjesëmarrje në këto zgjedhje është 28, prej të cilave 20 janë parti politike, 5 koalicione, 2 nisma qytetare dhe 1 kandidat i pavarur.
Numri i kandidatëve për deputetë, të certifikuar nga KQZ dhe që u takojnë këtyre subjekteve politike është 1,279 kandidatë. KQZ u bën thirrje qytetarëve me të drejtë vote që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre kushtetuese duke votuar”.