Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Krahasimi i fortë nga Avokatja e Shtetit për të drejtat e njeriut, Ballanca: Edhe në Europë ka sfida e përpjekje

22:00 / June 18, 20253 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Screenshot 2025 06 18 215357
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Avokatja e Popullit Erinda Ballanca shpjegon në “Gjurmë” se garantimi i të drejtave të njeriut është një sfidë që nuk mbaron me vendosjen e tyre në Kushtetutë, por aty nis. Sipas Ballancës edhe në Europë ka sfida e përpjekje për t’i bërë këto të drejta efektive, dhe Shqipëria nuk është i vetmi që ka probleme.

“Nëse një e drejtë është e parashikuar në Kushtetutë, secili prej nesh, edhe unë kur kam qenë në fakultetin e drejtësisë më kanë mësuar se ajo është një e drejtë e padiskutueshme, dhe se lufta e qytetarëve me shtetin është të mos guxojë t’ia heqë këtë të drejtë që i është njohur me Kushtetutë. Ndërkohë kuptimi i përgjithshëm i të gjithë botës, po them Evropën e Bashkimin Evropian, është se këto të drejta janë aty se janë aspiratat tona për liri dhe demokraci.

Pra, nuk është e thënë domosdoshmërisht që këto janë të drejta të garantuara, por janë të drejta që ne i kemi si një vend ku duam të arrijmë, si një objektiv që duam ta arrijmë dhe çdo përpjekje e jona do të bëhet për të arritur këtë objektiv. Kjo sjell në realitetin shqiptar, së bashku me nivelin e lartë të mosbesimit që kemi, dhe nga matjet del që kjo është e vërtetë, një palumturi dhe pakënaqësi shumë të madhe në popull për atë që mendojmë se ekziston në perëndim dhe që ne nuk e kemi”,-tregon Erinda Ballanca. Po ashtu Ballanca përdor edhe një krahasim të fortë per të shpjeguar se edhe në Evropë bëhen çdo ditë beteja për të garantuar të drejtat e njeriut.

“Në fushën e të drejtave të njeriut, kjo është pak e fortë, por unë kështu e mendoj dhe kush e mendon ndryshe sigurisht mund të më kundërshtojë, më vjen shumë keq ta them. Ajo që ne mendojmë se duhet të jenë të drejat tona apo të drejta që ekzistojnë në perëndim, janë pak a shumë si ai zhënjimi që ne kemi pasur pasi shikonim realitetin italian nëpërmjet syve të Rait dhe të programeve të Rait. Kur shkuam dhe pamë Italinë si ishte kuptuam që nuk ishte në fakt ai realitet, që jeta në Itali nuk ishte jeta që ne shikonim nëpërmjet syve të emisioneve të Rait. Prandaj them që edhe çështja e të drejtave të njeriut është kështu, kudo ka sfida, sfida të vazhdueshme dhe do të vazhdojnë të mbeten. Nuk jemi vetëm ne vendi që nuk zbaton vendimet e GJEDNJ, ka edhe shumë vende të tjera që nuk i zbatojnë, por ama ne në çdo moment duhet të ushtrojmë presion të mjaftueshëm ndaj qeverisë tonë, ndaj parlamentit tonë që të drejtat të jenë efektive”,-sqaron Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca.

edlira prendi Erinda Ballanca ligji Shqipëria të drejta
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Mimoza Ahmeti refuzoi t’i jepte autograf Egla Cenos, reagon aktorja: Moza që hëngri metafora me lugë floriri

14:16 / July 20, 2025

Mbolli kanabis në parcelën me misër, zbulohet dhe arrestohet kultivuesi, nën hetim gruaja e tij

13:58 / July 20, 2025

Pastrim parash nga Zvicra në Shqipëri, SPAK godet grupin kriminal

13:20 / July 20, 2025

Drejtorit të IKMT-së i vendosin kurorë me lule në derën e shtëpisë së prindërve

12:40 / July 20, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

© 2025 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.