Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Krahu i djathtë i “kapobandës” së drogës, kush është Xhiliano Xhoxhi që OFL i dërgoi formularin

11:30 / May 27, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
policiaaa 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

OFL i ka dërguar formularin për deklarimin e pasurisë katër personazheve të njohur të krimit në Elbasan.

Bëhet fjalë për Agron (Kamer) Mehjën; Kelmend Dalipin; Eduart Haxhin si edhe Xhiliano Xhoxhin.

Ky i fundit u arrestua në nëntor të vitit të shkuar pasi kërkohej prej vitesh nga drejtësia italiane i akuzuar për grabitje dhe trafik droge.

Xhoxhi është dënuar nga drejtësia italiane me 10 vite burg si pjesë e një organizate kriminale që merrej me trafikun e lëndëve narkotike.

Ai ishte pjesë e një grupi, i cili u “zbërthye” në vitin 2016 gjatë operacionit të koduar “Poter-Al”, pjesë e të cilit ishte edhe djali i ish-deputetit Vangjel Tavanxhi, Ervini.

Grupi ra në pranga më 23 maj të vitit 2006, vetëm pak ditë pas arrestimit të 40 personave në Itali, në kuadër të operacionit të koduar” Poter-al”.

Nga hetimet rezultoi se kokaina merrej kryesisht në Holandë dhe më pas në rrugë tokësore dërgohej në Francë dhe Itali. Ndërsa, heroina merrej kryesisht në Turqi dhe nëpërmjet Shqipërisë dërgohej në Itali.

Gjykata e Krimeve të Rënda në seancën e 22 korrikit 2009, dënoi me 63 vjet burg 6 të pandehurit, ku pjesën me të madhe të dënimit e mori “kapobanda” Ilir Koçiaj, me 16 vjet heqje lirie.

Xhiljano Xhoxhi, Vangjel Kondili, Ervin Tavanxhi dhe Komza Laçka u dnëuan me 10 vite burg. Më pak nga të gjithë u dënua Robert Peçi, për të cilin Krimet e Rënda vendosën 7 vjet burg.

Policia raporti asokohe se banda drejtohej nga Ilir Koçiaj ndërsa krahu i tij i djathtë ishte Xhiliano Xhoxhi. Të dy ngritën rrjetin e trafikimit të drogës, punë për të cilën përdorinin korrierë nga 6 vende të ndryshme të botës.

Grupi i kishte fshehur aq mirë gjurmët e veta, saqë aëntarët e tij nuk e njihnin farë njëri-tjetrin por kishin si pikë të vetme referemi Koçiajn. 

Kelmend Dalipi Xhiliano Xhoxhi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Mbyllet pas 9 orësh, mbledhja e qeverisë në Pogradec

18:46 / August 24, 2026

“Pasqyrë Albania” – Si do funksionojë platforma e re, e njoftuar nga Edi Rama?

17:39 / August 24, 2026

Silvio Gonzato mbyll misionin dhe falenderon shqiptarët për mikpritjen: Besoj në të ardhmen evropiane të Shqipërisë

17:18 / August 24, 2026

Kur do të mbahen zgjedhjet lokale? Ja datat e mundshme, synohen 46 bashki

16:38 / August 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.