Gjatë seancës dëgjimore për raportin e Prokurorisë së Posaçme për vitin 2021, Kreu i SPAK, Arben Kraja ka reaguar lidhur me aksionet e bujshme të ndërmarra në disa qytete duke terrorizuar qytetarët.
Teksa u pyet nga anëtari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Tartar Baze se a janë bërë arrestime të bujshme me forca speciale duke terrorizuar qytetarët dhe kanë përfunduar me shpërdorim detyre, Kraja i është përgjigjur duke thënë se aksionet nuk kanë qenë aspak fasade pasi janë sekuestruar 70 milion euro pasuri.
“S’është e vërtetë, kemi konfiskuar 70 milion euro pasuri”, u shpreh Kraja.
Në fakt, SPAK ka qenë në qëndër të vëmendjes ditëve të fundit për shkak të akuzave që kanë ardhur nga kryeministri Edi Rama se nuk po bën drejtësi, teksa vetë kreu i këtij institucioni Arben Kraja deklaroi se e prisnin që të kishin presione të ndryshme.