Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Krasniqi: Dorëheqja e kryetarëve, kërkesë e Beogradit

13:55 / September 13, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
B184B92C E85B 4C7F 8235 EEFB62021AE6
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal të Kosovës (MAPL), Elbert Krasniqi, tha sot se dorëheqja e kryetarëve shqiptarë të katër komunave me shumicë serbë në veri të Kosovës është kërkesë e Beogradit. Ai i bëri këto komente pas deklaratës së emisarit amerikan Gabriel Escobarit, se dorëheqja e tyre është rruga më e mirë për zgjedhjet e parakohshme në veri.

Krasniqi theksoi në një konferencë për shtyp në Prishtinë se “ne nuk jemi këtu për t’u përkujdesur për kërkesat e Beogradit”, duke këmbëngulur se kryetarët mund të largohet nga zyrat vetëm përmes një udhëzimi të ri administrativ. “Në të kaluarën kryetarët në veriun e vendit kanë qenë në dispozicion të Listës Serbe dhe grupeve kriminale dhe asnjëherë në dispozicion të qytetarëve, udhëzimi administrativ është proces demokratik…dhe gjithçka tjetër nuk është kërkesë e qytetarëve atje as kryetarëve të komunave, janë kërkesa të Beogradit”, tha Krasniqi.

Escobari tha në intervistën për Zërin e Amerikës, se rruga më e shpejtë dhe më e lehtë për zgjedhjet e reja në veri të Kosovës do të ishte nëse kryetarët e tanishëm shqiptarë japin dorëheqje. Kryetarët shqiptarë në katër komunat me shumicë serbe në veri, Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq, morën detyrën pas zgjedhjeve të prillit, të cilat u bojkotuan dhe kundërshtuan ashpër nga serbët lokalë, duke shkaktuar tensionim të situatës.

Si pasojë, BE-ja më pas vendosi disa masa ndëshkuese ndaj Kosovës për shkak të mospërmbushjes së kërkesave, ndërkaq SHBA-ja njoftoi se Prishtina nuk do të merrte pjesë në stërvitjet ushtarake të NATO-s, Defender Europe 23. Kosova është zotuar për riorganizimin e zgjedhjeve, por dëshiron ta bëjë këtë përmes një udhëzimi administrativ që u mundëson qytetarëve t’i shkarkojnë kryetarët e komunave të tyre përkatëse përmes një peticioni.

Krasniqi e përsëriti se “masat ndëshkuese janë të padrejta për Kosovën e kemi bërë të qartë disa herë, si Kosovë jemi të përshkuar për përmbushjen e obligimeve që i kemi, si dakordimet në Bratislavë jemi duke i përmbushur. Pothuajse janë të përmbushura të gjitha, si tërheqja e policisë dy herë nga 20 për qind dhe udhëzimi administrativ. Pjesa tjetër është pjesë e demokracisë dhe ia lamë në dorë qetarëve”.

Në korrik, Kosova dhe Bashkimi Evropian u pajtuan për hapat që duhet të ndërmerren për shtenisionimin e situatës, përfshirë edhe reduktimin e pranisë policore në komunat veriore dhe mbajtjen e zgjedhjeve të reja. Kosova i ka tërhequr dy herë nga 25 për qind numrin e policëve në ndërtesat komunale në veri. /REL/

Elbert Krasniqi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“The Odyssey” dominon kinematë, filmi i Nolanit arkëton 264 milionë dollarë në fundjavën e parë

18:15 / July 22, 2026

Kanë punë, por jo shtëpi: Kriza e banesave në Holandë krijon një kategori të re të pastrehësh

17:43 / July 22, 2026

Shtrenjtohet nafta në bursa/ Rritet me 4 përqind, arrin në 94 dollarë për fuçi

15:07 / July 22, 2026

Mbi 30 mijë hektarë të djegur, Spanja në betejë me flakët dhe vapën ekstreme

12:56 / July 22, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.