Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Krasniqi: Kodi i ri i Transmetimit, dokument themeltar për zhvillimin e medieve audiovizuale

11:53 / April 21, 20224 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
krasniqi4
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

TIRANË, 21 prill/ATSH/ Kryetarja e Autoritetit të Mediave Audiovizive, Armela Krasniqi theksoi sot se “Kodi i ri i Transmetimit do të synojë të adresojë më mirë gjuhën e urrejtjes nga një perspektivë ligjore dhe për t’u shndërruar në një dokument themeltar që do të orientojë zhvillimin e gjithanshëm të medieve audivizuale në të ardhmen”.

Në fjalën e saj në takimin e organizuar nga AMA, me grupet e interesit për ndryshimet e kodit të Transmetimit, Krasniqi tha se “synimi ynë është që Kodi i ri i transmetimit të përfshijë edhe më tej përparësitë kryesore të Platformës Europiane të Autoriteteve Rregullatore, njohur ndryshe si ERPA, ku AMA bën pjesë midis 55 autoriteteve nga 47 vende europiane”.

“Si në të gjitha vendet edhe AMA ka nisur përpjekjet për implementimin e Direktivës 2018 e cila do të kërkojë ndryshime në ligjin organik të AMA, 97/2013 i ndryshuar . Në Shqipëri përpjekja jonë për të ecur paralelisht për një rregullim kuptimplotë gjithëpërfshirës dhe në gjendje për të parashikuar avancimet e mëtejshme në këtë fushë quhet Kodi i ri i Transmetimit”, nënvizoi Krasniqi.

Krasniqi u shpreh se “Kodi aktual është miratuar në vitin 2017 dhe për kohën ishte një Kod vërtet i mirë. Por në pesë vite që kanë kaluar shumë gjëra kanë ndryshuar dhe nevojitet një rishikim pothuajse në të gjithë gamën dhe shumëllojshmërinë e veprimit të këtij akti nënligjor”.

Kryetarja e AMA-s e vuri theksin tek fushat e tjera që me hapjen e këtij procesi do të përfshihen në debat; si : nxitja e pluralizmit të medieve, respektimi më i plotë dhe tërësor i të drejtës së pronësisë intelektuale dhe mbrojtja e të drejtave të të miturve.
Megjithatë, vijoi Krasniqi, ekzistojnë të gjitha mundësitë për të perfeksionuar sistemin “raporto, verifiko dhe përditëso” apo elimino një informacion, i cili dënon në mënyrë flagrante një prej të drejtave apo lirive të njohura.

“Diçka të tillë kemi bërë aktualisht në lidhje me luftën e nisur në Ukrainë. AMA është një prej autoriteteve që ka mbështetur me shumë bindje dy nga vendimet e ERGA-s në muajin shkurt dhe mars për parandalimin e përhapjes së propagandës pro-ruse dhe vendimin për të kontribuar në rritjen e efikasitetit të sanksioneve të vendosura ndaj Moskës zyrtare. Disa pretendonin se ky qëndrim i AMA binte ndesh me pluralizmin e mendimeve dhe qëndrimeve mediatike, megjithatë në gjykimin tonë marrja e një mase të tillë përbën një moment historik, pasi tregon se Rregullatorët nuk mund të mos sanksionojnë gjuhën e urrejtjes, për hir të parimit të pluralizmit të medies”, theksoi Krasniqi.

Më tej Krasniqi bëri të ditur se “Kodi i ri i Transmetimit do të harmonizojë strategjitë e ndryshme kombëtare mbi barazinë gjinore, të drejtat e fëmijëve, personave me aftësi të kufizuar, që gëzojnë shumë pak përfitime nga Kodi aktual, në fushën e tij të veprimit, atë audiovizuale; do të qartësojë “rregullat e lopës” duke i bërë më konkrete dhe më të lehta për t’u zbatuar në fushën e të drejtave të fëmijëve; Kodi aktual ka parashikime për mbrojtjen e grave dhe vajzave, por nuk ka një seksion të dedikuar për viktimat e dhunës, trafikut njerëzor apo gjuhës së urrejtjes”.

Sipas saj, ky Kod i ri duhet të shërbejë si një kornizë që mundëson dhe mbështet zhvillimin e një kulture dhe praktike për transmetime dhe programacione të aksesueshme për personat me aftësi ndryshe.

Krasniqi uroi që Kodi i ri i Transmetimit të hedhë hapa konkretë që AMA, transmetuesi publik dhe transmetuesit e tjerë audiovizualë të shndërrohen në edukues mediatikë.

“Mënyrat dhe format se si kjo duhet të ndodhë do të ishte me interes që të bëhen pjesë e konsultimit publik me grupet e interesit dhe me publikun e gjerë”, tha Krasniqi.

Kryetarja e AMA-s u shpreh se “jam e lumtur që kemi sot këtu prezentë ekspertë të nivelit ndërkombëtar dhe mbetem besimplotë se sinergjia midis tyre, AMA-s, ekspertëve vendas, grupeve të interesit dhe medieve tona do të hedhë bazat për një histori të vërtetë suksesi”./ ATA

4a3cb681 fbba 4490 8436 c9faa2f6c6cc
krasniqi5
krasniqi3
krasniqi6
krasniqi4 1

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama uron Presidenten e re të Kosovës, Justina Shiroka-Pula: Mbarësi e sukses në këtë fazë sfiduese për Kosovën dhe gjithë rajonin

09:44 / October 7, 2026

U përplas me protestuesit, flet deputeti i PS: E kuptoj indinjatën e tyre

22:20 / October 6, 2026

PD: KAYO, skemë e Ramës për t’u kaluar privatëve miliona euro e prona shtetërore! Berisha: Provat do t’ia çojmë partnerëve ndërkombëtarë e SPAK

13:44 / October 6, 2026

Mesazhi i kryebashkiakut Veliaj me IA: Dreka falas për çdo nxënës. Asnjë pengmarrje nuk na ndal!

13:42 / October 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.