Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Kredia afatgjatë ka arritur në nivelet më të larta historike

21:09 / September 15, 20253 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kredi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pesha e kredisë afatgjatë në portofolin e sektorit bankar këtë vit po rritet më tej dhe ka arritur nivelet më të larta historike.

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se në fund të muajit korrik të këtij viti, pesha e kredisë afatgjatë (me maturim mbi pesë vjet), kundrejt totalit të kredisë arriti në 63.3%, nga 61.1% që kishte qenë në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Gjatë viteve të fundit ka një tendencë të qartë të rritjes së peshës së kësaj kredie në strukturën e kredisë bankare. Rritja është e lidhur kryesisht me orientimin më të madh të sektorit bankar drejt kredisë për pasuri të paluajtshme dhe në përgjithësi drejt financimeve që mbështesin kryerjen e investimeve.

Në vlerë, portofoli i kredive afatgjata preku shumën e 557.6 miliardë lekëve në fund të korrikut, me një rritje prej 16.4% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Kreditë më tipike afatgjata janë ato që shkojnë për financimin e blerjes apo ndërtimit të pasurive të paluajtshme, qoftë nga ndërmarrjet apo nga individët. Kredia për këto qëllime në vitet e fundit është rritur me ritme të shpejta, e nxitur nga cikli i ri i të tregut të pasurive të paluajtshme, por edhe nga një ofertë e lartë e bankave në këtë segment.

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se kredia për blerje banesash nga individët ka arritur vlerën totale të 232 miliardë lekëve ose gati 2.4 miliardë eurove, me një rritje vjetore prej 17%.

Ky produkt tashmë ka peshën kryesore në portofolin total të kredisë bankare dhe përbën më shumë se 27% të portofolit të kredisë për ekonominë.

Me ritme të shpejta po rritet edhe kredia për pasuri të paluajtshme dhënë bizneseve, që ka arritur në 200 miliardë lekë, në rritje me 15.9% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Zgjerimi në tregun e kredive hipotekare, sidomos tek individët, është një mekanizëm që mundëson një shpërndarje të mirë të riskut kreditor, por edhe një rritje afatgjatë dhe të qëndrueshme të portofolit. Kreditë hipotekare dhe ato afatgjata në përgjithësi kanë një amortizim më të ngadaltë në kohë dhe ofrojnë një qëndrueshmëri më të madhe të rritjes së kredisë.

Megjithatë, rritja e shpejtë e kredisë për pasuri të paluajtshme, sidomos në dy vitet e fundit, ka shqetësuar Bankën e Shqipërisë, që prej më shumë se një viti ka nisur aplikimin e masave që tentojnë ta ngadalësojnë ritmin e rritjes së huadhënies. Vitin e kaluar, Banka e Shqipërisë reagoi duke rritur më tej kërkesat për nivelin e mjaftueshmërisë së kapitalit, nëpërmjet aplikimit për herë të parë një norme kundërciklike, që ka si qëllim direkt frenimin e rritjes së shpejtë të kreditimit.

Ndërkohë, nga muaji korrik i këtij viti kanë hyrë në fuqi edhe disa nivele tavan për treguesit “Raporti i kredisë ndaj vlerës” dhe “Raporti i shërbimit të borxhit ndaj të ardhurave”, për kreditë që japin bankat për pasuri të paluajtshme rezidenciale.

afatgjate arritur historike kredia nivele
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shndërrimi ekonomik i Shqipërisë, Ekonomi: Të ardhurat për frymë të shqiptarëve drejt 15 mijë eurove

11:25 / February 7, 2026

Rritja e pagave për ushtarakët, Vengu: Synojmë nivelin e NATO-s

10:18 / February 6, 2026

Tirana pret Forumin Ekonomik të Korridorit VIII

12:06 / February 5, 2026

Dëgjesa me fermerët/ Balluku dhe Salla në Fier: Lidhja me fermerët e qarkut është më shumë se bashkëpunim

10:50 / February 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.