Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Kredia për blerje banese me rritje të fortë

16:22 / July 28, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kredi per shtepi 1024x576 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ndërsa në total kredidhënia për ekonominë rezulton në rritje modeste fund të gjysmës së parë të viti, ndryshime ka pasur sa i përket kreditimit të tregut të pasurive të paluajtshme. Nga të dhënat e sapopublikuara nga Banka e Shqipërisë mbi ecurinë e kreditimit në vend për periudhën janar-qershor, bie në sy rënie e fortë kredisë hipotekore dhënë individëve në monedhën e përbashkët europiane. E kundërta ka ndodhur për kredinë për blerje banesash në lekë, e cila ka shënuar rritje të fortë gjatë dy muajve të fundit.

Sipas të dhënave zyrtare të Bankës së Shqipërisë, kredia për ekonominë rezulton në total 713.2 miliardë lekë në muajin qershor, nga 712,6 miliardë në maj. Krahasuar me gjysmën e parë të vitit të shkuar, kredia për ekonominë rezulton në rritje me 1.57%. Ndërkohë që ka qenë kredia hipotekore e individëve në euro ajo që ka shënuar rënie të dukshme. Nga 74.5 miliardë lekë në muajin maj, totali i kredive për blerje banesash ka rënë në 72.9 miliardë në qershor. E kundërta ka ndodhur me kredinë hipotekore në lekë, e cila kishte shënuar ecuri modeste muajt e fundit. Nga 97.3 miliardë lekë në maj, ajo ka kërcyer në 99.4 miliardë lekë në fund të qershorit.

Një tjetër veçori e këtyre muajve është rënia e kredive afatmesme dhe rritja e atyre afatshkurtra e afatgjata. Kredia afatshkurtër rezulton në fund të qershorit 173,9 miliardë lekë, nga 167.8 miliardë në qershor të një viti më parë. Kredia afatmesme deri në pesë vite rezulton këtë vit në vlerën totale 109,5 miliardë lekë nga 110.2 një vit më parë. Ndërsa kredia afatgjatë, nga 413,6 miliardë në qershorin e vitit të shkuar, rezulton në 418.4 miliardë në qershor të këtij viti.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Bizneset në parqe arkeologjike dhe zona historike, rregulla të reja për kafenetë dhe shërbimet turistike

16:39 / November 12, 2026

Buxheti, 10 miliardë euro/ Malaj: 30% e fondeve për mbrojtjen sociale, 250 milionë euro për pensionet

21:18 / November 10, 2026

Transporti publik kërkon TVSH 6%, paralajmëron rritjen e çmimit të biletës nga 1 janari

11:14 / November 10, 2026

Falen 465 milionë euro/ Subjektet kanë afat deri më 31 dhjetor për të përfituar nga falja e pjesshme

15:31 / November 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.