Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Kremlini në ”prapaskenë” për sulmin? Bild: Plani sekret i Putinit për Terhanin

15:08 / April 15, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Capture 68
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

“Plani sekret i Putinit për Iranin”, shkruan gazeta gjermane ”Bild” dhe shpjegon arsyet e përfshirjes së presidentit rus. “Irani po bombardon Izraelin, bota po e shikon me frikë, por një njeri është i emocionuar: lideri rus Vladimir Putin. Për të, përshkallëzimi në rajon po shkon pikërisht sipas planit. Ai largon vëmendjen nga lufta në Ukrainë dhe e lidh atë me forcat ushtarake perëndimore”, citon botimi gjerman të thonë ekspertët e luftës.

Rusia ishte e informuar për synimet iraniane. Moska gjithashtu do të kishte mundësinë të ndikojë në Iran nëse një veprim i tillë do të ishte kundër interesave ruse. Por Rusia nuk e bëri këtë. Fakti që Rusia qëndron pas “skenës” u tregua edhe nga reagimi i Moskës ndaj sulmit të Iranit të dielën. Edhe pse Ministria e Jashtme ruse dje zyrtarisht u bëri thirrje “të gjitha palëve” të tregojnë përmbajtje, ajo nuk e dënoi sulmin ndaj Izraelit. Përkundrazi, thekson botimi gjerman.

Më 7 tetor 2023, Hamasi sulmoi Gazën duke masakruar mbi një mijë izraelitë (ditëlindja e Putinit). Atë ditë presidenti rus fryu 71 qirinj. Cinizmi i rusëve nuk u ndal me kaq, siç thekson botimi gjerman. Kur ambasadori i Izraelit në Rusi kritikoi reagimin e Rusisë, ai u sulmua ballë për ballë nga zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme Maria Zakharova: “A mund të më kujtoni kur Izraeli ka dënuar qoftë edhe një sulm nga regjimi i tij i Kievit në tokat ruse? As unë nuk më kujtohet. As unë nuk e di. Por më kujtohen deklaratat e rregullta në favor të veprimeve të presidentit ukrainas Zelensky nga zyrtarët izraelitë”, tha Zakharova përmes Telegram.

Aleanca Putin-Iran është bërë gjithnjë e më e ngushtë vitet e fundit. Çfarë kanë të përbashkët: urrejtja ndaj SHBA-së, Perëndimit dhe mënyra e jetesës që është normale për evropianët. Irani dhe Rusia janë mburoja mbrojtëse e liderit sirian Bashar al-Assad, i cili ka vrarë qindra mijëra bashkatdhetarë të tij si dhe ka detyruar miliona njerëz të largohen nga shtëpitë e tyre dhe të kërkojnë strehim në Evropë. Moska i ka ofruar Teheranit ekspertizë të teknologjisë bërthamore prej vitesh.

putin teheran
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

A po afrohet paqja në Ukrainë? Moska dhe Parisi nisin bisedimet

12:19 / February 10, 2026

Von der Leyen: Evropa mund të ecë me dy shpejtësi

09:50 / February 10, 2026

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dita e dytë e deklarimeve përfundimtare në Hagë

09:35 / February 10, 2026

“Makineri varësie” për të rinjtë, nis gjyqi në SHBA ndaj Instagram dhe YouTube

09:22 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.