Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Kremtohet 11-vjetori i Shërbesës së Shenjtërimit të Katedrales “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë

16:17 / June 1, 20253 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Kisha
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sot më datën 1 Qershor 2025, në Katedralen “Ngjallja e Krishtit”, në Tiranë, u krye Liturgjia Hyjnore me rastin e 11-vjetorit të Shërbesës së Shenjtërimit të Katedrales “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë. Liturgjia Hyjnore u kryesua nga Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit edhe gjithë Shqipërisë Fortlumturia e Tij Imzot Joani.

Morën pjesë gjithashtu edhe Mitropolitët, i Apollonisë dhe Fierit Hirësi Nikolla, i Elbasanit Hirësi Andoni, i Beratit Hirësi Asti, i Amantias, Hirësi Nathanaili, Episkopi i Krujës Anastasi dhe klerikë të Kryepiskopatës së Hirshme. Kryepiskopi Joan u foli besimtarëve, që kishin mbushur katedralen, për rëndësinë e kësaj dite të shënuar.

1 Qershori 2014, është një përvjetor me domethënie të shumëfishta dhe gjithmonë aktuale. Ai është rikthimi në qendër të kryeqytetit i “syrit” shpirtëror orthodhoks, nga ishte shkulur me dhunë nga regjimi ateist.

Kjo ditë është afirmimi përfundimtar dhe më i qartë i rikthimit të Kishës Orthodhokse Autoqefale në gjirin e Kishës Orthodhokse të përbotshme, si e barabartë mes të barabartëve. Këtë e dëshmoi pa ekuivok pjesëmarrja në Liturgjinë Hyjnore, të 1 qershorit 2014, e të gjitha Kishave Orthodhokse.

Shërbesat u kryesuan nga Patriarku Ekumenik, Vartholomeu, në bashkëmeshim me Fortlumturitë e Tyre, Patriarkun e Jerusalemit, Theofilin; të Serbisë, Irineun; të Rumanisë, Danielin; Kryepiskopin e Qipros, Krisostomin; të Greqisë Jeronimin, Kryepiskopin e Shqipërisë, Anastasin; Kryepiskopin e Polonisë, Savën. Bashkëmeshuan edhe Hirësitë e Tyre Mitropolitë, përfaqësuesit e Patriarkëve të Aleksandrisë, Antiokisë, të Rusisë, të Bullgarisë, të Gjeorgjisë.

Gjatë saj, Patriarku Ekumenik do të afirmonte se: “Na ka mbledhur sot kjo ngjarje e madhe dhe historike: Ceremonia e shenjtërimit të Kishës së Shenjtë të Ngjalljes, e cila vërteton edhe ngjalljen e Kishës Orthodhokse Autoqefale në Shqipëri… Për ata që nuk besojnë në Jisu Krishtin, ngjallja duket si mit. Por ne kemi përvojën e Ngjalljes, e cila është edhe realiteti, dhe përvoja jonë biomatike. Në këtë kuptim, edhe shenjtërimi i kësaj Kishe të shkëlqyer Katedrale të Ngjalljes, përbën sot një dëshmi se Ngjallja është realiteti, se Kisha Orthodhokse e Shqipërisë, e cila dikur ishte e vdekur për shkak të persekutimeve ateiste, tashmë është e gjallë, plot jetë dhe kreativitet“.

Kjo ngjarje është dëshmi e gjallë e arritjeve të jashtëzakonshme të Kishës sonë Orthodhokse Autoqefale në këto vite ngjalljeje të mrekullueshme dhe të paprecedent nga gërmadhat, që i dedikohet veprës së jashtëzakonshme e të lumurit Kryepiskopit Anastas.

Kompleksi i Katedrales është një vepër madhështore arkitektonike dhe artistike, naosi i mbushur me afreske dhe ikona murale në realizim, paraklisi “Lindja e Krishtit”, kambanarja madhështore etj., apo hapësirat e mrekullueshme të Qendrës Kulturore, si salla e madhe e shfaqjeve, e cila është bërë një zgjedhje ndër zgjedhjet e preferuara për veprimtaritë artistike dhe jo vetëm të kryeqytetit, Qendra Sinodike etj. Kompleksi është bërë edhe një nga pikat e përhershme ku ndalen turistët që vizitojnë kryeqytetin.

Në këtë ditë Kryepiskopi Joan ngriti në gradën e Arkimandritit Atë Ignat Todrin dhe hierodhjakon Johan Koroveshin në gradën e Kryedhjakonit.

Mbas Liturgjisë Kryepiskopi Joan bashkë me Anëtarët e Sinodit të Shenjtë, klerikë dhe besimtarë kryen Shërbesën e Përshpirtjes pranë vendit ku prehet i lumuri Kryepiskopi Anastas.

11 vjetori katedrales kremtohet sherbeses Tirane
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kushte atmosferike të qëndrueshme, parashikimi i motit për sot

07:54 / November 13, 2025

Qeveria propozon tre kandidatura për drejtimin e INSTAT

22:17 / November 12, 2025

Manja: Të ndryshojmë ligjin e ATP-së, vendimet e formës së prerë të shlyhen nga fondi i kompensimit të ish-pronarëve

21:58 / November 12, 2025

Hyjnë në fuqi rregullat e reja për inspektimin dhe certifikimin e peshkimit

13:58 / November 12, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2025 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.