Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

“Krenar që mora pjesë”/ Zbulohen dokumentet sekrete, Fredi Bejleri pranon autorësinë në masakrën e Peshkëpisë

19:26 / May 10, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
beleri
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kreu i OMONIA-s në Himarë, Fredi Bejleri, i cili tashmë garon për kryebashkiak nën logon e koalicionit “Bashkë Fitojmë” të dyshes Berisha-Meta, është një ndër të akuzuarit për masakrën e Peshkëpisë nga komando greke ‘Pirro i Parë’ në vitin 1994.

Kjo organizatë terroriste në atë kohë sulmoi postën kufitare në Gjirokastër, duke vrarë dy ushtarakët Fatmir Shehu dhe Arsen Gjini, plagosi tre të tjerë dhe gjatë tërheqjes grabiti edhe armatimin.

Fredi Bejleri ka dëshmuar në SPAK në lidhje me këtë çështje dhe në daljet mediatike ka mohuar të ketë qenë pjesë e organizatës, gjithashtu ai mohoi të ketë qenë në territorin shqiptar dhe grek në kohën kur ka ndodhur masakra.

Por, në një dokument sekret të siguruar nga VoxNews, referuar burimeve thuhet se Fredi Bejleri ka qenë një ndër autorët.

“Në datën 25.09.2006 është administruar një informacion i marrë nga një burime konfidencial ku ndër të tjera thuhet se … “Një nga autorët e sulmit terrorist ndaj pstës kufitare të Peshkëpisë është shtetasi Fredi nga Himara. Ky ka qenë emigrant në Greqi dhe aty është anëtarësuar në organizatën MAVI. Ka marrë pjesë në këtë sulm së bashku me katër shqiptarë të tjerë dhe dy ish policë grekë. Burime ka sqaruar se ky është Fredi Bejleri, i cili ka krijuar incidente në zgjedhjet bashkiake të zhvilluara në Himarë.”

345595717 2250109535377769 3727661981820282475 n

Por, në një dokument sekret , thuhet se Fredi Bejleri ka pranuar se përfshirjen në këtë çështje, madje ndihet dhe krenar për këtë gjë.

346263567 556841706470688 3615007803213859685 n

“Në datë 08.05.2007, evidentohet se Fredi BEJLERI është shprehur një lidhjeje të tij se ka qenë një ndër autorët e incidentit të ndodhur në postën kufitare të Peshkëpisë në Gjirokastër në vitin 1994. Ai është shprehur krenar për atë që ka bërë dhe nëse i kërkohet do ta bëjë përsëri.” thuhet në dokument.

Pra, pavarësisht mohimit, këto dokumente tregojnë se Fredi bejleri ka qenë një nga protagonistët kryesorë në masakrën e Peshkëpisë, ku mbetën të vrarë dy “Dëshmorët e Atdheut”, komandanti Fatmir Shehu dhe ushtari Arsen Gjini.

Komando greke ‘Pirro i Parë’ që realizoi sulmin:

-Jorgo Anastasulis, 34 vjeç, oficer i ushtrisë greke me gradën toger.
-Apostolos Karvelas, 26 vjeç, punonjës i policisë greke.
-Mario Kutulla, 25 vjeç, shtetas shqiptar nga Himara, banues në Athinë, punëtor.
-Fredi Bejleri, 23 vjeç, shtetas shqiptar nga Himara, banues në Athinë, me profesion hidraulik.
-Jorgo Kristo, 26 vjeç, shtetas shqiptar nga Himara, banues në Athinë.
-Harallamb Papa, 21 vjeç, shtetas shqiptar, banues në Athinë, punëtor ngarkim – shkarkimi.
-Jorgo Papa, 30 vjeç me profesion teknik frigoriferësh, vëllai i Harallamb Papas.

Pavarësisht se është njëri nga autorët e ngjarjes së rëndë, Fredi Bejleri në vitin 2015 kandidoi për të qenë kryetar i bashkisë së Himarës në siglën e PBDNJ dhe i mbështetur nga opozita e djathtë.

Atëhere humbi dhe në zgjedhjet e 14 Majit garon sërish për kreun e Bashkisë së Himarës nën logon e koalicionit “Bashkë Fitojmë” të dyshes Berisha-Meta.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

69-vjeçari i zhdukur në Elbasan pronar i banesës ku ndodhi shpërthimi, ekspertët e xhenios në vendngjarje për të ndihmuar ekipet e emergjencës

21:19 / November 4, 2026

Protestuesit përplasje me policinë/ Bardhi: Vendosja e gjobave në kundërshtim me ligjin

20:56 / November 4, 2026

Kaja Kallas: Shqipëria ka shënuar progres, detyra është të ruajë ritmin e reformave

20:40 / November 4, 2026

Krim në familje në Bulqizë, arrestohen gruaja dhe djali i 61-vjeçarit, dyshohet se e vranë dhe inskenuan sulmin nga ariu

19:13 / November 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.