Gjithnjë e më shumë bashkëshortja e kryeministrit, Linda Rama ka shprehur mbështetjen publike ndaj këtëj të fundit.
Përmes një statusi në ‘Twitter’, Linda deklaron se është krenare për Ramën pasi ka spikatur si lider politik, kryeministër e kryetar bashkie me mbështetje ndaj grave.
‘Një tërësi domethënëse grash qëndron sot në majat e arkitekturës institucionale në Shqipëri. Krenare për Edin, nxitësin dhe mbështetësin më të spikatur të ekselencës së gruas si kryetar bashkie, si lider politik dhe si kryeministër’, shkruan Linda Rama.
