Deputeti demokrat, Ervin Salianji i kërkoi ministrit të Brendshëm nga foltorja e Kuvendi se pse nuk ka një marrëveshje për ekstradimin e kriminelëve nga Dubai në Shqipëri.
Teksa po diskutohet për marrëveshjen me Emiratet e Bashkuara Arabe për shkëmbim informacioni, ai u shpreh se krerët e mafias i drejtojnë punët nga Dubai me telefon dhe porosisin vrasje në Shqipëri.
“Porositësit e vërtetë të vrasjeve ndodhen në Emiratet e Bashkuara Arabe. Kërkoni që të lehtësohen proceduarat për ekstradimin e kriminelëve shqiptarë. Marrëveshjen e kanë kërkuar Emiratet e Bashkuara Arabe. Ka njeri që nuk e di në Shqipëri që urdhëruesit krerët e krimit ët organizuar e ushtrojnë aktivitetin e tyre kriminal në Dubai. Qeveria po kërkon që t’u japë një parajsë të sigurt. Një bandë rri në lokal banda tjetër rri përball dhe vijnë i vrasin këtu. Cili është qëllimi i qeverisë shqiptare. Këmbim informacioni vetëm. E njëjta gjë dhe me marrëveshjen edhe Mbretërinë e Bashkuar.”