Presidenti Bajram Begaj uroi hirësi Joan Pelushin pasi u zgjodh Kryepeshkopi i ri i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë.
“Nën drejtimin e tij, Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë do të vazhdojë të jetë një shtyllë e fortë e besimit, paqes dhe vlerave shpirtërore për besimtarët dhe për gjithë shoqërinë shqiptare,” – u shpreh Presidenti Begaj.
Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali uron Kryepeshkopin e ri të Kishës Ortodokse: “Pastë ndriçimin e Perëndisë, kthjelltësinë hyjnore, bekimin dhe urtësinë si bariu i mirë i besimtarëve ortodoksë.”
Zëvendëskryeministrja dhe ministre e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku përcolli urimin në rrjetet sociale me rastin e zgjedhjes së Hirësisë Joan në drejtimin e Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë.