Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Krerët e UÇK në Hagë/ Basha: Padrejtësi! Krenohemi me Luftën Çlirimtare të Kosovës

19:55 / June 16, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
basha 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gjatë podcastit të tij të fundit të zhvilluar në Prekaz, Lulzim Basha ka komentuar edhe përballjen e liderëve të UÇK-së me akuzat e Gjykatës Speciale të Hagës.

Sipas Bashës, kjo është një padrejtësi dhe se askush nuk mund ta bëjë pis Luftën Çlirimtare të Kosovës.

Ai theksoi gjithashtu se çdo gjë do të përfundojë me pafajësinë e liderëve që sot ndodhen në Hagë, pasi prej fillimit e deri në fundin e luftës, UÇK ishte në pozita mbrojtëse, ndërsa krimet janë kryer nga hordhitë e Millosheviçit.

“Kur Gjykata Speciale u themelua, u themelua me vullnetin e Hashim Thaçit, të Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe shumë të tjerëve, sepse pikërisht liderët e Luftës Çlirimtare, e dinin që Kosova nuk ka asgjë për të fshehur, dhe që asgjë nuk mund ta bëjë pis Luftën Çlirimtare të Kosovës.

Në gjykimin tim personal është një padrejtësi që ata mbahen për një kohë kaq të gjatë në Gjykatën Speciale në Hagë, sikundër kam bindjen më të thellë, që edhe kjo sakrificë e dyfishtë, e shumëfishtë, do të përfundojë jo thjeshtë me pafajësinë e tyre, por me kontributin e tyre për të mos lejuar që asnjë baltë t’i hidhet përsipër Kosovës, UÇK-së dhe Luftës Çlirimtare të Kosovës.

Ne krenohemi me luftë Çlirimtare të Kosvës, por duhet ta themi që pretendimet, e them në rrafshin profesional, pretendimet e ngritura, për të cilat mbahen aty dhe për të cilat gjykohen, janë krejtësisht të pabaza. Lufta nisi për të mbrojtur pragun e shtëpisë, dhe ja ku e kemi Kullën e Jasharëve, qëndron aty si monument, si etalon, i dhejtra, qindra, mijëra shtepive që u dogjën, banorët e të cilave u masakruan. UÇK ishte një bashkim vullnetar i baballarëve, bijëve të këtyre shtëpive, për të mbrojtur pragun e derës.

Nuk ka luftë më të drejtë, nuk ka qëndres më të pastër se lufta për çlirimin e Kosovës. Krimet e luftës janë kryer nga një drejtim, dhe ky është drejtimi i Serbisë, i hordhive të Milosheviçit, ndja popullsisë së pafajshme shqiptare të Kosovës. UÇK ka qenë prej fillimit, deri në fund të luftës, në pozita të plota mbrojtëse”- tha Basha.

Basha hage uck
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama flet për fondet dhe investimet e huaja, sulmon kritikët: Sharlatanë dhe ekstremistë

18:50 / July 21, 2026

Koncerti i Kanye West/ Gonxhja: Ofruam 4.3 milionë dhe morëm 6.5 milionë euro

14:03 / July 21, 2026

“Flamingot më kanë bërë të mendoj thellë”, Rama: Paketa e Maleve do ta bëjë Shqipërinë “Zvicra e vogël”

11:35 / July 21, 2026

Rama: 11 mijë fëmijë me aftësi ndryshe përfitojnë nga dyfishimi i mbështetjes ekonomike

20:52 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.