Lëkundjet e tokës në Kretë vijojnë ende me intensitet të lartë, teksa mëngjesin e sotëm, rreth orës 05.30 me orën lokale është regjistruar një tërmet me magnitudë 4.1 të shkallës Rihter.
Fatmirësisht nuk janë raportuar dëme, por ka pasur ndjeshmëri të lartë të lëkundjeve. Epiqendra e tërmetit ka qenë 83 km në jug të Arvi, me një thellësi prej 2 km.