Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Kreu i grupit të PS, Niko Peleshi i shtrin dorën e bashkëpunimit opozitës, njofton nismë të re për transparencën

18:52 / September 2, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
900 0 1725295628x2 shtator parlament frame 96710 100
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në seancën e parë të këtij sesioni parlamentar, kreu i grupit të PS, Niko Peleshi i shtriu dorën e bashkëpunimit opozitës, duke i përmendur edhe arritjet që sipas tij u realizuan në kuadër të kësaj fryme si aministia penale, ndryshimet në Kodin Zgjedhor dhe vota e Diasporës. Peleshi njoftoi edhe nismën e re të mazhorancës për të ngritur transparencën në një nivel tjetër dhe për këtë kërkoi bashkëpunimin e opozitës, së cilës i kërkoi që të bazohet te faktet. Ai solli në vëmendje rastin e mbetjeve toksike dhe tha se kultura e dezinformimit duhet lënë pas. Sipas Peleshit ka disa ligje që nuk janë për qeverinë apo partinë, por për të ardhmen afatgjatë të Shqipërisë, dhe për këtë duhet përfshirja e të gjithë të zgjedhurve të popullit.

“Dezinformimi dhe lajmi i rremë është i pranishëm në sjellje politike dhe median. Zhvillimi teknologjik ia krahas të mirave sjell edhe rreziqe. Është në dorën tonë të ndërtojmë me konsensus mure për këto mjetet tunduese. Tundimi për ta mbështetur politikën sidomos opozitën në mundësitë që të ofron teknologjia dijgitale për ta dobësuar kundërshtarin me lajme të rreme është i madh duhet të kuptojmë që është lojë pa fitues.

Opozita e bazuar te faktet është rruga që të bën fitues qeverisja e bazuar te transparenca e fakteve të mban në detyrë. Qeveria shqiptare po punon për një ambicie të re për transparencën, këtë hap duhet ta hedhim me guxim në këtë sesion parlamentar pavarësisht temperaturës politike që do të rritet me afrimin e zgjedhjeve. Rasti i mbetjeve është ilustrim i mirë për këtë kulturë politike që duhet ta lëmë pas.

Nxjerrja e konkluzioneve, shpallja e fajtorëve pa pritur fjalën e institucioneve që po merren me çështjen është rast tipik i politikës pa fakte, por me aludime spekulative. Opozita e bazuar te faktet nuk është e dobët. Beteja politike në terren transparent ku faktet janë arma dhe mburoja është e fortë dhe e vështirë. Ta hedhim këtë hap njëherazi, ta bëjmë këtë marrëveshje sot, të ngremë transparencën në nivel ku nuk ka qenë asnjëherë dhe ju të shkëputeni nga e vjetra. Nëse nuk e bëjmë ne do ta bëjnë ata që vijnë pas nesh. Vetëpërmirësimi është çelësi i fitores dhe kuotave të larta të PS”,-tha Peleshi.

niko peleshi PS
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Berisha kundërshton raportin e Reformës Territoriale, propozon deri në 110 bashki dhe rikthimin e komunave

15:10 / July 23, 2026

“Afati ka skaduar!” Balla kundër shtyrjes së mandatit të Territoriales: Komisioni e ka përfunduar mandatin dhe nuk ringjallet

12:03 / July 23, 2026

Seanca plenare nis me 1 minutë heshtje në nderim të akademikut Emin Riza

10:48 / July 23, 2026

Berisha thirrje demokratëve t’i bashkohen protestës: Zero ndikim nga thirrjet “Berisha në burg”

14:57 / July 22, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.