Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Kreu i KLP-së: SPAK-u i ka bërë gati dhëmbët! Ekspertët po trajtohen nga FBI-ja

22:53 / July 23, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1563783464 ibrahimiklp
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi e parashikon të shpejtë ditën kur do të nis punë SPAK, Prokuroria Speciale, e cila mund të hetojë majën e piramidës së pushtetit. “Pavarësia e prokurorëve të SPAK ka edhe një dimension tjetër përveç çlirimit të lidhjes hierarkike që në fakt kanë ekzistuar në të kaluarën. Këshilli vetëm mund ta shkarkojë një prokuror të prokurorisë së posaçme, por edhe këtë gjest ekstrem mund ta bëj vetëm me ⅔ e anëtarëve të Këshillit.

Ju siguroj që përvoja e këtyre 6-7 muajve të parë të Këshillit sugjeron se arritja e mazhorancës sidomos për këto çështje kaq kontradiktore siç është ndëshkimi i prokurorit të Prokurorisë së Posaçme është pothuaj i pamundur që të arrihet. Pra pavarësia e tyre ka edhe një dimension tjetër të rëndësishëm- ato shërbejnë për një mandat 9 vjeçar që nuk e kanë prokurorët e tjerë. Ajo çfarë pritet nga SPAK është një cilësi tjetër, një thellim tjetër dhe një forcë goditëse tjetër. Ju ndoshta më pyesni: A i ka SPAK dhëmbët për ta bërë këtë- siç ju e bëtë këtë pyetje. Pa dyshim që i ka. Dhëmbët, natyrisht që marrin forma të ndryshme kur flasim për institucionet e drejtësisë” tha Ibrahimi te ‘Përballë’.

Prokurorët e SPAK do të punojnë me oficerë të Byrosë Kombëtare të Hetimit, duke shmangur edhe lidhjet me policinë e shtetit.  “Prokuroria shqiptare gjithmonë ka pasur nevojë për ndërmjetësim dhe ndihmën e policisë së shtetit për të hetuar krimin. Një oficer i Byrosë Kombëtare të Hetimit ka për Zot, prokurorin e Prokurorisë së Posaçme. Kjo ndihmon edhe në konfidencialitetin dhe sekretin e hetimeve sepse gjithçka aty konsumohet brenda një trupe të vogël njerëzisht. Këto historitë me përgjime që dalin lart e poshtë shpresoj të mos i dëgjoj më, për shkak të faktit që do të jetë vetëm një grup ekskluziv njerëzish shumë i ngushtë që do të ketë akses në dokument”u shpreh kreu I KLP-së.

Sipas Ibrahimit SPAK do të nisë punë më herët se Byroja Kombëtare e Hetimit. Për këtë arsye është parashikuar dhe një zgjidhje tranzitore. “FBI do të trajnojë NBI – ky është akronimi në anglisht i Byrosë Kombëtare të Hetimit. Natyrisht që bëhet fjalë për një trajnim disa mujor, në bazën më të madhe të trajnimeve të FBI-së. Një oficer i Byrosë Kombëtare të Hetimit ka për Zot, prokurorin e Prokurorisë së Posaçme. Kjo ndihmon edhe në konfidencialitetin dhe sekretin e hetimeve sepse gjithçka aty konsumohet brenda një trupe të vogël njerëzisht. Këto historitë me përgjime që dalin lart e poshtë shpresoj të mos i dëgjoj më, për shkak të faktit që do të jetë vetëm një grup ekskluziv njerëzish shumë i ngushtë që do të ketë akses në dokumente” tha Ibrahimi.

dhembet fbi spak
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kryebashkiaku Ndreu dhe ambasadori i Kosovës, vizitojnë të rinjtë që i mbijetuan tragjedisë te Rana e Hedhun

21:19 / June 3, 2026

Dy të plagosur me lëndë plasëse në Përmet, njëri në gjendje të rëndë, dyshohet aksidentale

13:35 / June 3, 2026

Procesi ndaj grupit të Laert Haxhiut/ Dëshmon “Noizy”, sqaron zanafillën e konfliktit me “Cllevion”: Është i fiksuar me mua…

12:34 / June 3, 2026

Dhunuan protestuesin në Zvërnec, arrestohen edhe dy punonjës të tjerë të policisë private

12:10 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.