Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Kreu i KLSH / PS nuk fal Metën, i rrëzon dekretin për Bahri Shaqirin

16:42 / January 31, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
mnm
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kuvendi ka rrëzuar sot dekretin e Presidentit Meta i cili propozoi Bahri Shaqirin në krye të KLSH-së. Mësohet se dekreti është rrëzuar me 77 vota kundër.

Një muaj pasi Kuvendi i rrëzoi propozimin e Vitore Tushës, presidenti përzgjodhi një tjetër kandidaturë për postin e Kryetarit të Kontrrollit të Lartë të Shtetit. Por edhe kandidatura e Bahri Shaqirit, ish-drejtor i shërbimit Informativ Shtetëror dhe aktualisht këshilltar i Presidentit për Çështjet e Sigurisë Kombëtare është rrëzuar nga Kuvendi, duke u bërë kështu kandidatura e dytë që rrëzohet nga shumica e deputetëve.

Propozimi i Metës u bë më 21 janar, që përkonte me protestën e 8 viteve më parë para Kryeministrisë ku mbetën të vrarë 4 protestues. Asokohe ish kryeministri Berisha e ka akuzuar ish-kreun e SHISH, Bahri Shaqiri, si pjesë të “puçit të shtetit”, por në njotimin e saj Presidenca argumenton se, Shqairi i plotësonte kriteret për këtë post. Megjithatë shumica parlamentare sërish e rrëzoi.

Pak ditë më parë edhe Komisioni i Ekonomisë e rrëzoi Shaqirin. Kreu i Komisionit të Ekonomisë, Arben Ahmetaj ka nënvizuar si mangësi kryesore mospërvojën e Bahri Shaqirit në fushën financiare dhe të auditit.

“Plotëson kushtin per arsimimin, ka disa kualifikime në fushën e sigurisë së marrëdhënieve ndërkombëtare. Nuk ka dënime, për shkak të funksioneve të larta që ka mbajtur, por nuk ka përvojë financiare, për organizimin dhe funksionimin e KLSH. Angazhimet janë të fokusuara në fushën e sigurisë, por jo në ato të parashikuara nga ligji për KLSH. Eksperienca në legjislacionin financiar është e domosdoshme dhe e pazëvendësueshme me aftësi të tjera. Ai është larg specifikës financiare dhe auditimit, financiar, i performancës etj. Kështu që duke iu referuar të gjithë tagrit kushtetues të këtij komisioni, ky komision, i dërgon seancës për mosmiratimin e kandidaturës së tij”- tha Ahmetaj.


Meta
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Angazhimi në protestat e dhunshme, zbardhet VKM: 2750 efektivë Policie do të shpërblehen me rreth 270 mijë lekë të reja

21:31 / October 19, 2026

Zv/kryeministrja Koçiu: Tirana nuk duhet të kthehet kurrë në simbol të dhunës dhe kaosit

20:36 / October 19, 2026

Dëmet nga protestat, bizneset mund të aplikojnë për rimbursim në e-Albania, ja si kryhet procedura

16:20 / October 19, 2026

Tentoi të vidhte bankomatin në qendër të Tiranës, ndalohet 15 vjeçari

16:15 / October 19, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.