Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Kreu i KMSH-së uron besimtarët për nisjen e muajit të shenjtë të Ramazanit: Zoti jua pranoftë lutjet!

10:23 / February 18, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 8112
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu, ka publikuar një video mesazh urimi për të gjithë besimtarët myslimanë, me rastin e nisjes së muajit të shenjtë të Ramazanit.

Në fjalën e tij, Spahiu shprehu urimet e tij duke lutur Zotin që Ramazani të sjellë paqe, begati dhe mirësi për çdo familje shqiptare dhe për mbarë shoqërinë.

“Nesër ne nisim agjërimin e muajit të shenjtë të Ramazanit. Kam kënaqësinë t’ju drejtohem me urimet më të përzemërta, duke lutur Zotin e Madhëruar që ky muaj i bekuar të sjellë paqe, begati dhe mirësi për secilin prej jush, për familjet tuaja dhe për mbarë shoqërinë tonë.

Ramazani është një nga dhuntitë më të mëdha shpirtërore që Allahu i Madhëruar ia ka dhënë njerëzimit. Ai është muaj i agjërimit, i Kuranit, i mëshirës dhe i faljes. Në Librin e Tij të Shenjtë, Allahu thotë: ‘Muaji i Ramazanit është ai në të cilin u shpall Kurani, si udhëzim për njerëzit dhe si sqarim i qartë i udhëzimit dhe dallimit.’ Ky ajet na kujton se Ramazani është kohë reflektimi dhe orientimi, kohë për t’u kthyer te vlerat themelore të besimit, drejtësisë dhe përgjegjësisë morale.”, u shpreh ai.

Duke u ndalur tek argjërimi, kreu i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë u shpreh se është “është një akt adhurimi që na mëson disiplinën, vetëkontrollin dhe ndjeshmërinë ndaj tjetrit.”

Në mesazhin e tij, më tej Spahiu vuri theksin edhe te dimensioni social i Ramazanit, duke bërë thirrje për rritjen e solidaritetit, ndihmës ndaj nevojtarëve dhe përkushtimit për një shoqëri më të drejtë e më humane.

“Në këtë muaj të shenjtë, rëndësi të veçantë ka edhe dimensioni social i besimit. Ramazani na fton të forcojmë solidaritetin, të shtojmë ndihmën ndaj nevojtarëve, të jemi pranë të dobtëve dhe të kontribuojmë për një shoqëri më të drejtë dhe më humane.

Në një kohë kur shoqëria përballet me sfida të ndryshme, Ramazani na kujton rëndësinë e unitetit, të paqes dhe të bashkëjetesës. Ai na mëson se besimi i vërtetë reflektohet në sjellje të mirë, në respekt ndaj tjetrit dhe në përkushtim për të mirën e përbashkët.”, u shpreh ai.

Në përmbyllje, në emër të tij dhe të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Spahiu uroi që ky muaj i bekuar të jetë burim paqeje, shprese dhe force shpirtërore për të gjithë shqiptarët, kudo që jetojnë dhe punojnë, duke uruar pranimin e agjërimit, lutjeve dhe veprave të mira.

besimtarët Kreu i kmsh muajin e ramazanit muslimanë uron
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

E turpshme nga izraelitët në “Arenën Kombëtare”, autori i golit provokon tifozët shqiptarë, përplaset menjëherë me Hysajn

22:40 / June 3, 2026

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen dy drejtues mjetesh

22:22 / June 3, 2026

Shqipëri-Izrael/ Kërkohet goli i parë në miqësore, nis pjesa e dytë e takimit

21:40 / June 3, 2026

KE propozon mbylljen e 3 kapitujve, Këshilli i BE: Vendimet për Shqipërinë në presidencën irlandeze

20:41 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.