Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Kreu i KQZ për pjesëmarrjen në zgjedhje: Presim mbi 1.6 milionë qytetarë!

21:20 / May 8, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ilirjan celibashi 3
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryetari i KQZ, Ilirjan Celibashi pohoi në emisionin “Pa Censurë”, se atij nuk i ka ardhur njoftimi në shtëpi nga bashkia për vendin e votimit dhe numrin e votuesit, por ai beson se fushata e kryer nga KQZ është ndër më të mirat për informimin e zgjedhësve dhe pjesëmarrja do të jetë e lartë.

“Nuk mund të jap një parashikim, por pritshmëria është që kjo pjesëmarrje të jetë më e lartë se 1.6 milionë votues”- u shpreh zoti Celibashi.

Në zgjedhjet e fundit parlamentare të 2021 morën pjesë 1.66 milionë votues. “Slogani ynë është Voto që të dëgjohesh. Nëse nuk voton, nuk të dëgjon njeri”- tha Celibashi, i cili iu përgjigj edhe shqetësimit të opozitës për ndryshimin e qendrës së votimit për mbi 1 milionë votues.

Komisioneri shtetëror për Zgjedhjet e konfirmoi këtë numër, por ai tha se nuk ka vend për shqetësim. “Nuk ka ndryshime të adresës së vendndodhjes së QV. Ka lëvizje brenda për brenda fraksioneve. Pra, mbetet e njëjta shkollë për shembull, por mund të ndryshojë kati ku ndodhet QV brenda të njëjtës shkollë.”

Gjithashtu Celibashi tha se ky ndryshim ka ndodhur, pasi listat e votuesve tani hartohen sipas kodit të vendbanimit të votuesit dhe më pas renditen sipas mbiemrit.

Në lidhje me detyrimin e Kodit Zgjedhor për njoftimin e qytetarëve për QV dhe numrin e votuesit nga njësia bashkiake, Celibashi pranoi se ka anomali.

“Nuk e kam iluzionin që çdo zgjedhës është njoftuar. Për hir të së vërtetës nuk besoj se është e mundur që çdo zgjedhës të lajmërohet individualisht. Nga të gjitha bashkitë është raportuar se ky proçes është kryer nga 70-100%. Psh, unë nuk jam njoftuar, por di që komshinjtë e mi janë njoftuar”- tha kreu i KQZ-së.

KQZ pjesemarrja Zgjedhjet
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Abdixhiku: Gjashtë deputetë të LDK-së nuk e votojnë Bekim Sejdiun për president

19:01 / September 1, 2026

Berisha shkon në Amerikë? Ergys Mërtiri: Edhe në Hënën të vejë, s’vjen më në pushtet

12:52 / September 1, 2026

Ministri i Jashtëm: Shqipëria po kontribuon në sigurinë e Evropës, gati për një rol të ri në adresimin e sfidave të përbashkëta

09:17 / September 1, 2026

“Do ta bëjmë realitet shkollë pas shkolle”, Rama: Kemi në Tiranë 20 shkollat e para të pajisura me kamera inteligjente

14:23 / August 31, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.