Kryetari i KQZ-së, Ilirjan Celibashi nuk arriti të votojë kur iu drejtuar qendrës së tij të votimit në Tiranë.
Kjo erdhi për shkak se pajisja e identifikimit elektronik nuk funksionon.
Kjo pajisje ka dështuar të bëjë punën e saj duke bërë që procesi zgjedhor të mos niste në orën 07.00.
Celibashi doli nga qendra e votimit dhe i është drejtuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve pasi u tha gazetarëve se “nuk arrita dot të votoj”.
“Jemi duke sjellë një pajisje tjetër, duket se ka ndodhur një problem gjatë transportit pasi pajisja që ishte në qendër konfirmohet se nuk funksionon”, ka thënë Ilirjan Celibashi.