Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus ka folur për në lidhje me pandemitë në botë. Në një video të postuar në Twitter, ai ka thënë se pandemia e Covid nuk është as e para dhe as e fundit në këtë jetë pasi ato janë pjesë e jetës. Më tej ai ka thënë se njerëzit duhet që të mësojnë nga pandemia e Covid në mënyrë që të marrë masa për të parandaluar pandeminë tjetër që mund të vijë.
“Për një kohë të gjatë, bota ka funksionuar në një cikël paniku dhe neglizhence. Ne po hedhim para në një epidemi dhe kur të ketë mbaruar, ne e harrojmë atë dhe nuk bëjmë asgjë për të parandaluar tjetrën”, tha Ghebreyesus.
Ndërkohë që ditën e djeshme në Bashkimin Evropian ka nisur vaksinimin e popullsisë me vaksinën e Pfizer/BioNTech. Më parë vaksinimi ka nisur në SHBA, Kanada dhe në disa vende të tjera të botës.
