Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus është shprehur se vetëm vaksina anti-Covid nuk është e mjaftueshme për të përballuar pandeminë.
Në një postim në Twitter ai ka shkruar se vaksina do të përdoret vetëm për të plotësuar mjetet që janë dhe jo t’i zëvendësojë ato.
Ai gjithashtu ka thënë se dozat e vaksinës janë të pamjaftueshme dhe se personeli mjekësor dhe të moshuarit do të jenë kategoria e parë që do t’i jepet. Më tej ai tha se të gjitha masat e mëparëshme anti-Covid do të vazhdojnë të jenë.
“Që nga fillimi i pandemisë së Covid-19, ne e dinim se një vaksinë do të ishte thelbësore për vënien nën kontroll të pandemisë. Por është e rëndësishme të theksohet se një vaksinë do të plotësojë mjetet e tjera që kemi, dhe jo t’i zëvendësojë ato. Furnizimi fillestar i vaksinave Covid-19 do të jetë i kufizuar, kështu që punëtorët shëndetësorë, personat e moshuar dhe popullatat të tjera në rrezik do të kenë përparësi. Shpresojmë që të zvogëlojë numrin e vdekjeve dhe të mundësojë që sistemet shëndetësore të përballen, por virusi do të ketë akoma shumë hapësirë për të lëvizur. Një vaksinë do t’i japë fund pandemisë COVID19. Ne akoma do të duhet të vazhdojmë me: Vëzhgimin, testimin, izolimin, gjurgjimin dhe karantinimin e kontakteve, nxitja e individëve për të qenë të kujdesshëm,” ka shkruar ai.
