Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Kreu i OKB do takohet në Ukrainë me Zelenskyy dhe Erdogan

23:13 / August 16, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
guu
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres do të takohet të enjten në Ukrainë me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskiy dhe presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan. Lajmi u konfirmua nga një zëdhënës i OKB-së, i cili tha gjithashtu se të premten Guterres do të vizitojë portin e Detit të Zi të Odesa-s, ku eksportet e grurit kanë rifilluar sipas një marrëveshjeje të ndërmjetësuar nga OKB-ja.

Zëdhënësi i OKB-së Stephane Dujarric tha të martën se Guterres do të takohet me Zelenskiyn në Lviv në Ukrainën perëndimore ku do të diskutojnë mbi situatën e tensionuar në centralin bërthamor të Zaporizhias, me qëllim gjetjen e një zgjidhjeje politike për konfliktin me Rusinë.

Ukraina dhe Rusia kanë fajësuar njëra-tjetrën për bombardimet pranë centralit bërthamor që ndodhet në Ukrainën lindore, të cilën forcat ruse e morën nën kontroll në fazat e hershme të pushtimit të tyre më 24 shkurt. Fabrika është ende duke u operuar nga teknikë ukrainas.

Kombet e Bashkuara kanë thënë se mund të ndihmojnë në organizimin e një vizite të inspektorëve të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA) në Zaporizhia nga Kievi, por Rusia tha se çdo mision që kalonte përmes kryeqytetit të Ukrainës ishte shumë i rrezikshëm.

Të shtunën, Guterres do të vizitojë Qendrën e Përbashkët të Koordinimit në Stamboll, e cila përbëhet nga zyrtarë rusë, ukrainas, turq dhe nga OKB-ja, të cilët mbikëqyrin eksportet e drithit dhe plehrave kimike të Ukrainës në Detin e Zi.

Tre porte të Detit të Zi u zhbllokuan muajin e kaluar sipas një marrëveshjeje midis Moskës dhe Kievit, të ndërmjetësuar nga Kombet e Bashkuara dhe Turqia, duke bërë të mundur dërgimin e qindra mijëra tonëve drithë ukrainas për blerësit ndërkombëtarë. Kombet e Bashkuara thanë se marrëveshja synon të lehtësojë një krizë globale të përkeqësuar ushqimore./ Rel

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gjenerali i NATO-s, Wesley Clark: Jam i shokuar me vendimin e Hagës! Thaçi nuk është kriminel

22:25 / September 16, 2026

Rrëzohet helikopteri pranë një zone tregtare në Los Angeles, 3 persona humbin jetën

11:30 / September 16, 2026

Gjyqi në Hagë/ Gjykatësi: Anëtarë të UÇK-së kryen veprime dhe mosveprime që rezultuan në vdekjen e të paktën 96 personave

11:25 / September 16, 2026

CEO i OpenAI pranon rreziqet e inteligjencës artificiale: Bota ka të drejtë të ndiejë frikë nga ajo që mund të ndodhë

10:54 / September 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.