Kryetari i PS-së së Bashkisë së Matit, Hasan Pasha, i është rikthyer edhe njëherë ngjarjeve të 26 majit 1996, kohë kur vendi drejtohej nga Partia Demokratike dhe mbaheshin zgjedhjet e përgjithshme.
Përmes një statusi në faqen e tij në Facebook, Pasha kujton kur hyri në Pallatin e Kulturës për të ndjekur procesin e numërimit të votave dhe militantët demokratë i grisën dokumentin e identifikimit si vëzhgues i KQZ-së dhe e nxorrën jashtë.
Statusi i Pashës
Një “demokat i lënduar” shkruante dje: “Zoti kryeminister meqe deri me 30 qershor kane mbetur edhe 35 dite. Merr masa urgjente per ndertimin e nje burgu ne Burrel pasi 2202 demokratet matjane burgu aktual si nxë”. Me siguri me 26 maj 1996 ky “demokrat” ishte fëmijë ose e shumta adoleshent. Edhe ata që aktualisht sulmojnë institucionet shtetërore dhe Policinë e Shtetit me siguri nuk kishin lindur.
Po çfarë ndodhi në majin e përgjakshëm? Duhet shumë kohë për t’u treguar shqiptarëve se Partia Demokratike dhe Sali Berisha e morën pushtetin me gjak, dhunë, burgosje, arrestime, mashtrime, presione, mbushje të kutive të votimit, largimin nga puna të komisionerëve socialistë, me mënyrat më absurde.
Dikush mendon se 23 vite janë shumë dhe masakra e majit ’96 është harruar. Të rinjtë e asaj kohe janë bërë burra. Burrat tani janë drejt moshës së tretë. Ndërsa fëmijët e vitit 1996 janë rreth të 30-tave. Sakaq PD dhe Berisha risjellin në vëmendje të shqiptarëve etjen për pushtet, jo nëpërmjet votës, jo në mënyrë demokratike. Për të ardhur keq, por si atëherë PD tenton që matjanët të sulmojnë matjanët, me shpifje, thashetheme, manipulime.
Sali Berisha eksperimentoi në shumë krahina të vendit. Por Mati ishte ndoshta qendra e persekutimit të opozitarëve socialistë. Çdo takim i tyre survejohej. Antarët dhe militantët e PS-së regjistroheshin në se blinin gazetën e partisë së tyre. Të tjerë nuk lejoheshin të shisnin cigare në rrugët apo trotuaret e qytetit.
Si dëshmitarë okularë i masakrës zgjedhore të 26 majit më duhet t’u kujtoj se 160 antarë e përkrahës të Partisë Socialiste u burgosën nga Policia. Disa prej tyre u dhunuan keq. Kërbaçi nuk kurseu as persona me aftësi të kufizuar. i ndjeri Nikoll Lleshaj, person i gjymtuar fizikisht, derdhte gjak në Komisariatin e Burrelit dhe sa herë ngrihej në këmbë thërriste: Rroftë Partia Socialiste.
Nuk ka krim më të madh elektoral, por drejtuesit e degës së Partisë Socialiste Mat në të gdhirë të 26 majit u arrestuan nga Policia dhe u mbajtën gjatë gjithë ditës në mjediset e saj. Nuk kishte asnjë shkak për t’i prangosur. Ata nuk kishin shkelur ligjin.
Dita e zgjedhjeve të 26 majit do të mbahet mend nga matjanët si dita më e zezë e votimeve të zhvilluara nga 1991 e këtej. Një natë para zgjedhjeve komisionerëve të PS-së iu bë presion hapur, në rrugë, në shtëpi, në lokal. Njerëzit e dhunshëm të PD-së, të mbështetur nga Policia dhe SHIK-u i asaj kohe, u kërkonin të dorëhiqeshin. Por ata nuk pranuan, nuk u dorëzuan.
Në fshatra dhuna dhe presioni mbi komisionerët dhe zgjedhësit ishte i hapur. Në qytet disi më ndryshe. Kudo dalloje punonjës të Policisë që shoqëronin të “fortët” që mbushnin kutitë e votimit. Fletët e votimit mbrëmjen e 26 majit mbushën rrugët. Demokratët nxirrnin nga kutitë votat e kandidatëve socialisë dhe i mushnin me fletë të reja votimi për kandidatët e PD-së. Një tmerr i vërtetë. Në orën 10.00 nga zonat e thella vinte lajmi: Kemi fituar 120 %.
Teksa numëroheshin votat të Pallati i Kulturës dhe kërkoja të ndiqja proçesin e numërimit të votave, si vëzhgues i KQZ-së, dy a tre demokratë, më lëshohen dhunshëm: Dil jashtë, proçesi i votimit ka mbaruar ! Më grisin dokumentin dhe së bashku me punonjës Policie e SHIK-u më nxjerrin nga qendra e votimit. Vëzhguesja amerikane e votimeve sheh skenën dhe me bish të zyrit më “thotë”: Merri copat e dokumentit të grisur ! Kështu bëra dhe ky document shoqëroi qindra të tjera që faktonin vjedhjen e votave.
Hasan Pasha
Kryetar i Partisë Socialiste, Bashkia Mat
