Kreu i shoqatës së emigrantëve në Greqi, Arben Cani, thotë se nuk e ka pranuar pasaportën greke, pasi do që të mbështesë të gjithë emigrantët shqiptarë në kërkesat e tyre, për të cilat protestuan dhe ditën e djeshme.
I pyetur nëse ka komunikuar me Ermal Sulaj, i cili është kryetar i komunitetit shqiptar në Greqi, Cani e akuzon duke thënë nuk ka kryer detyrën si duhet. Për të Sulaj ka ndikuar në përçarjen e organizatave të komuniteteve shqiptare në Greqi.
“Më kanë ofruar pasaportën greke në mënyrë që të tërhiqem nga kërkesat për emigrantët shqiptarë,por nuk e kam pranuar. Këtë ofertë ma kanë bërë shumë institucione. Pasaportën nuk do e pranojë. Do pres derisa ta marrin dhe emigrantët e tjerë. Shumë kanë keqpërdorur deklaratat. I kam bërë ftesën Ermal Sulës për t’iu bashkuar nismë, e pranoi ofertën time por pas dy tre ditësh u largua. Është për të ardhur keq se disa njerëz pasi marrin karrigen, e nuk e respektojnë. Nuk bëri asgjë për të drejtat e emigrantëve shqiptarë”,-theksoi në “Euronews Albania”.