Kreu i SPAK, Arben Kraja, ka deklaruar dje se gjatë vitit 2020 janë kryer mbi 1 mijë subjekte të përgjuara, ku pjesa me e madhe e tyre për korrupsion.
Gjatë raportimit në Komisionin e Ligjeve, në lidhje me punën e institucionit që drejton, për vitin 2020, Kraja tha se puna e këtij institucioni ka qenë me shumë ngarkesë.
Kreu i SPAK theksoi se gjatë vitit që lamë pas, u rrit bashkëpunimi i SPAK me institucionet ndërkombëtare, duke shtuar se u goditën edhe pasuritë kriminale.
“Nga personat e hetuar me masa sigurimi, 288 prej tyre janë hetuar me masën arrest me burg, nga të 257 janë ekzekutuar ndërsa për 31 persona është vendosur masa e sigurisë arrest në mungesë. Masa e sigurisë arrest me burg për 198 persona është vendosur për veprat penale që lidhen me krimin e organizuar. Për përgjimet, në dhjetor të 2019 është vendosur një ambient i veçantë për kryerjen e tyre, janë të izoluara, të sigurta ku janë 7 poste, ku oficerët kanë kryer punën. 91 për qind e procedimeve penale është kryer me metodën e përgjimeve nga 10 oficerë, për këtë arsye ngarkesa ka qenë e madhe. Mbi 1000 subjekte të përgjuara, pjesa më e madhe për korrupsion. Zyra e Përgjimeve është në gjendje pune, me kapacitet të plotë. Ne kemi bashkëpunuar ndërkombëtarisht, siç parashikon ligji”, tha Kraja.
