Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Krifca: Të gjithë blegtorët aplikantë përfshihen në mbështetjen e Skemës Kombëtare

20:01 / August 8, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
frida krifca
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca deklaroi sot se, “të gjithë blegtorët aplikantë do të përfshihen në mbështetjen e Skemës Kombëtare 2023”.

“Këtë vit kemi bërë një ndryshim. Kemi futur në mbështetje të gjithë blegtorët aplikantë në Skemën Kombëtare. Atë buxhet që kemi vënë në dispozicion për masën e blegtorisë, pavarësisht se sa do të ishte numri i aplikantëve, do të jenë përfitues të gjithë. Ne do t’i shkojmë listës deri në fund edhe nëse do të ulet masa e financimit për ndonjë nga fermerët, nuk do të ketë kufizim, disa poshtë apo jashtë listës, por përfitojnë të gjithë“.

Kështu deklaroi ministrja Krifca, gjatë vizitës që zhvilloi në fshatin Shtërmen, Cërrik, në fermën blegtorale të Endritit, që ka ngritur një fermë model me cikël të mbyllur, falë pasionit për punën me blegtorinë dhe mbështetjen nga Skema Kombëtare.

Endriti mbarështon 1 mijë krerë të imta dele, ndërkohë që ka krijuar një fermë me cikël të mbyllur, duke bërë bashkë 150 fermerë të zonës, me rreth 70 ha toke, ku ai prodhon ushqimi për blegtorinë.

Ministrja Krifca e shoqëruar nga Andi Salla, Kryetari i Bashkisë Cërrik dhe deputeti Damian Gjiknuri, u njohën nga afër me punën e Endritit, një blegtor që përkujdeset çdo ditë për tufën e deleve dhe synon të ecë përpara për zgjerimin e fermës që prodhon mish dhe e shet atë për konsumatorët në Tiranë, Elbasan e Berat.

Ministrja e cilësoi këtë fermë, një shembull të vërtetë të blegtorisë në Shqipëri.

“Ky është një shembull i blegtorisë së vërtetë shqiptare, me cikël të mbyllur, me njerëz të punës e pasionit që transformojnë jetesën në zonat rurale nëpërmjet angazhimit në bujqësi e blegtori, me aktivitete që rrisin ekonominë prodhuese blegtorale”, tha Krifca.

Endriti tregon se e nisi këtë aktivitet në vitet ’91, me rreth 90 krerë dele, ndërsa sot e ka shtuar tufën në 1 mijë krerë, falë edhe mbështetjeve që ka marrë nga subvencionet. “Vitin e kaluar përfitova financim dhe këtë vit kam aplikuar”, thotë ai, teksa shprehet falënderues për punën që ka bërë ministria në hapjen e kanaleve kulluese dhe vaditëse.

Ministrja Krifca vuri në dukje se, fokus i punës është mbështetja për sektorin bujqësor.

Ministrja shprehu angazhimin se me investime në infrastrukturën vaditëse dhe kulluese, që i vijnë në ndihmë fermerëve dhe blegtorëve dhe përmes mbështetjes nga skemat kombëtare, ne synojmë të jemi pranë fermerit në çdo hap.

Gjatë vizitës në fermë, Krifca inspektoi edhe punimet që po zhvillohen në kanalin e Durrësit, i cili po pastrohet nga Drejtoria e Ujitjes dhe Kullimit për të siguruar një mbrojtje eficente dhe sezon të mbarë për mijëra fermerë si Endriti që punojnë këto toka e që falë kësaj pune të pakryer në tridhjetë vite do të mbrojë më së miri këto toka gjatë sezonit të shirave të vjeshtës.

blegtoret frida krifca skema kombetare
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shndërrimi ekonomik i Shqipërisë, Ekonomi: Të ardhurat për frymë të shqiptarëve drejt 15 mijë eurove

11:25 / February 7, 2026

Rritja e pagave për ushtarakët, Vengu: Synojmë nivelin e NATO-s

10:18 / February 6, 2026

Tirana pret Forumin Ekonomik të Korridorit VIII

12:06 / February 5, 2026

Dëgjesa me fermerët/ Balluku dhe Salla në Fier: Lidhja me fermerët e qarkut është më shumë se bashkëpunim

10:50 / February 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.