Shkencëtari kinez He Jiankui është dënuar me tre vite burg pasi në mënyrë joligjore ka bërë kërkime gjenetike mbi embrionin njerëzor. Vitin e shkuar sipas Global Times, shkencëtari shokoi komunitetin shkencor duke bërë të ditur se lindën dy binjake me ADN të modifikuar për të qenë imune ndaj virusit HIV.
Agjencia shtetërore kineze e lajmeve Xinhua thotë se shkencëtari është gjobitur dhe me 3 milionë jen (rreth 400 mijë euro) dhe janë dënuar me të njëjtën akuzë dhe dy persona të tjerë.
“Të tre personat nuk kishin certifikatën e duhur për të praktikuar ilaçin e të kërkonin famë dhe pasuri duke dhunuar normat kombëtare të kërkimit shkencor dhe trajtimit mjekësor”, ka bërë të ditur në sentencën e saj gjykata kineze.
Eksperimentet e He të kryera në 2018 në Southern University of Science and Technology në Shenzhen të Kinës, u dënuan nga komuniteti shkencor botëror dhe qeveria kineze bllokoi punën e skuadrës në nëntor të atij viti, pak ditë pasi u bë e ditur lindja e dy binjakeve me ADN të modifikuar për të shmangur infektimin nga SIDA.
