Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Krim makabër, vëllai godet 17 herë me thikë motrën, nëna: Humba 2 fëmijë

18:56 / May 5, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
policia italiane 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali. Një grua 34-vjeçare është vrarë nga vëllai i saj i cili e qëlloi 17 herë me thikë. Nëna akuzon organet e rendit për paaftësi dhe vonesë në veprim.

“Jeta e fëmijëve të mi është flakur për shkak të neglizhencës dhe paaftësisë së organeve të rendit dhe shërbimit të shëndetit mendor. Djali im mund të ishte ndaluar më herët dhe vajza ime do të ishte shpëtuar”, tha nëna e tyre.

Antonella Zarri, nëna e Alice Scagni, gruaja 34-vjeçare e vrarë të dielën në mbrëmje me të paktën 17 goditje me thikë nga vëllai i saj Alberto, tha për Ansa se krimi ndodhi pas një kërkesë të përsëritur për para.

“Në katër ditët e fundit, ka pasur një përshkallëzim që na bëri të shqetësoheshim. Pesë herë thirrëm 112 por askush nuk ndërhyri. Të dielën në drekë djali im bëri dy telefonata kërcënuese dhe ne sërish telefonuam për ndihmë. Na thanë në bënim një ankesë të hënën. Por të dielën mbrëma, ishin 30 agjentë që më mbanin dhe nuk më lejonin të shikoja trupin e vajzës sime të vogël”, tha nëna.

“Ne i kishim besuar institucioneve. Ne telefonuam disa herë sepse Alberto kishte nevojë për ndihmë që ne nuk mund t’ia jepnim. Ai kishte nevojë për ndihmë psikiatrike. Kur thirrëm shëndetin mendor ata na caktuan takim pas një muaji. Ai duhet ta kishte bërë vizitën më 2 maj. Alberto duhej të kurohej dhe nuk do të kishte ndodhur asgjë”, tha nëna.

Sipas hetuesve Alberto Scagni e solli thikën nga shtëpia e tij dhe e fshehu në një çantë. Ai e priti motrën me orë të tëra në shtëpinë e saj në Quinto dhe kur e goditi përdori thikën pa e hequr nga çanta.

Alice kishte tentuar të shpëtonte por nuk ka mundur duke gjetur edhe vdekjen.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarr në një pallat 4-katësh në Lezhë, disa persona përfundojnë në spital të lënduar dhe nga asfiksia

17:37 / November 7, 2026

Skema mbështetëse për fëmijët me aftësi ndryshe, ministrja Spahiu nga Gjirokastra: Përfitojnë rreth 10 mijë prej tyre, në 2027 hyn në zbatim

15:18 / November 7, 2026

SHBA ofron 20 milionë dollarë për informacione lidhur me programin bërthamor të Iranit

14:58 / November 7, 2026

The Banker: Investitorët po zbulojnë potencialin e Shqipërisë

14:24 / November 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.