Gjykata e Krimeve të Rënda ka lënë në fuqi masën “arrest me burg” për Klement Balilin. Seanca u zhvillua me dyer të mbyllura për Klement Balilin, ndërsa është lënë në fuqi masa e arrestit me burg. Në një deklaratë për mediat avokati i Balilit është shprehur se nuk ka prova që implikojnë klientin e tij për trafik droge, ndërsa tha se vetë ai i ka mohuar këto akuza.
“Bëhet fjalë për një rast të trafikut të drogës, por prokuroria nuk ka prova që e implikojnë. Në seancën paraprake do mbajmë qëndrimin tonë në lidhje me provat e organit të akuzës”, është shprehur avokati Theodhori Sollaku.