Pas gati një orë, kryeprokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela ka përfunduar inspektimin e tij në Prokurorinë e Fierit.
Ai tha më pas për mediat se ishte informuar se hetuesit ishin fokusuar maksimalisht tek krimet zgjedhore. Ndërsa shtoi se u kishte kërkuar edhe më shumë efikasitet për të zbatuar ligjin anti-Mafia, megjithatë sipas tij, prioritet ishin krimet zgjedhore.
“Inspektimet për krimet zgjedhore. Është e rëndësishem të tregohet interesi maksimal. arsyja e dytë ka të bëjë me hetimet pasurore. Ka rëndësi për rritjen e evikasitetit dhe për zbatimin e ligjit anti-Mafia. Ka pasur kërkesa për krimet zgjedhore, Prokuroria po i vlerëson maksimalisht. Besoj shumë shpejt do të kemi rezultate që t’i bëhen të ditura publikut”, tha Çela.
Ndryshe nga qytetet e tjera, në Fier kryeprokurori është pritur nga disa qytetarë, të cilët i kanë dorëzuar disa shkresa në dorë duke i kërkuar ndihmë për zbardhjen e dosjeve të tyre.
Por mes gazetarëve ishte dhe një qytet i cili i drejtohet kryeprokurorit duke i thënë se të gjithë e kanë neglizhuar këtë çështje dhe ka kërkuar ndihmën e tij pasi askush nuk e ka thirrur.
“Paraqisni pretendimet tuaja”, i është përgjigjur kryeprokurori.
Pas zgjedhjeve të 25 prillit, kryeprokurori ka nisur një “tur” në disa prej Prokurorive më të rëndësishme në vend, duke vizituar atë të Elbasanit, Durrësit etj. Në çdo takim të tij me vartësit, Çela kërkon zbardhjen e pretendimeve për krimet zgjedhore.
