Ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim ndodhej në Pogradec e shoqëruar nga kryeprokurori Olsian Çelaj ku foli dhe mbi ndëshkueshmërinë e krimit zgjedhor.
“Do të doja të thoja se Prokurori i Përgjithshëm dhe unë folëm për rëndësinë e vazhdimësisë në ndjekjen e krimeve zgjedhore dhe në të gjitha ato raste kur ka krime viktimat duhet të marrin atë që u përket atyre po dhe shkelësit duhet të dënohen. Folëm dhe për rëndësinë që ka roli i prokurorëve”, tha Kim.
Ajo u shpreh se koordinatorët luajnë një rol të rëndësishëm për reformën e drejtësisë në Shqipëri dhe “donim të shihnim çfarë mund të bënim më shumë për ti ofruar më shumë mbështetje”.
Ambasadorja nuk pranoi të komentonte javën e nxehtë të politikës ku do të votohet për shkarkimin e Presidentit Meta, organizohet kongresi i PS dhe zgjedhja e kryetarit në PD. “Sot doja të fokusohesha vetëm tek drejtësia dhe koordinatorët e viktimave”, tha ajo.
