Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Krimi dhe fluksi me gomonet. Edi Rama vizitë zyrtare në Londër, takim me homologun Sunak

09:36 / March 21, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
rama sunak
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Krimi dhe emigracioni shqiptar në Britaninë e Madhe, janë dy çështjet që bëjnë që të enjten kryeministri Edi Rama të niset drejt Londrës, kjo për të zhvilluar një takim zyrar me homologun Rishi Sunak. Në fund të vitit që lamë pas, Rama dhe Sunak ranë dakord të thellojnë bashkëpunimin në tri fusha me interes të përbashkët.

Në një komunikatë të përbashkët u theksua se bashkëpunimi do të fokusohet në çështjet e sigurisë dhe punët e brendshme, ku do t’i jepet vëmendje e posaçme luftës kundër krimit të organizuar dhe emigracionit të paligjshëm; rritjes ekonomike dhe investimeve, rinisë dhe arsimit.

Pas situatës së emigracionit të paligjshëm drejt Britanisë, dy qeveritë ranë dakord të ngrenë një Grup të Përbashkët Pune, Home Office me ekip ekspertësh. Momentalisht kryeministri Rama ndodhet në Athinë, pasi hapi ekspozitën me veprat e tij të artit.

Britania e Madhe po mendon të miratojë një ligj që synon të frenojë emigrantët e paligjshëm drejt ishullit, ku një numër të konsiderueshëm e përbëjnë të rinjtë shqiptarë. Administrata Sunak, u ka shpallur luftë prej disa kohësh emigrantëve nga vendi ynë, të cilët i lidh me krimin e organizuar në Britaninë e Madhe. Sipas të dhënave, 12 301 emigrantë shqiptarë, kryesisht meshkuj të rinj, kanë hyrë ilegalisht në vend në 2022, numri më i lartë i rreth 45 mijë shtetasve që kanë kaluar gjithsej kanalin vitin e kaluar.

Edi Rama
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Subvencionimi i qirasë mujore nga shteti, zv. ministri Musabelliu/ Si do funksionojë skema dhe kush përfiton

11:06 / October 26, 2026

Çfarë qëndrimi ka Lista Studentore ndaj Kosovës?

10:58 / October 26, 2026

Shpallen 1500 fituesit për kredi të buta nga Bashkia e Tiranës

10:56 / October 26, 2026

Baza ushtarake të afta të mbijetojnë 90 ditë pa furnizime të jashtme, SHBA harton planin e ri

10:53 / October 26, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.