Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Krimi horror në Serbi, dy fëmijët panë nënën që copëtoi të dashurin: E kishte planifikuar më parë

10:39 / May 31, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Untitled 100
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një krim i tmerrshëm ndodhi në fillim të majit në qytetin serb të Novi Sadit.  Aty, 46-vjeçarja Teresa Peric goditi me thikë partnerin e saj 42-vjeçar, Srdjan, në gjumë, më pas e preu me sharrë elektrike , duke i prerë këmbët, më pas i nxori organet dhe i gatoi në një tenxhere.

Në fakt, e gjithë kjo u shpalos para syve të vajzës së autores së krimit, të cilën e kishte nga martesa e saj e parë. Vajza e vogël e Terezës i ka tregua vëllait të saj gjithçka ka përjetuar atë ditë.

“Është e vërtetë që nëna ime kishte planifikuar ta vriste shumë kohë më parë . Ajo është e sëmurë mendore. Nuk i mora seriozisht kërcënimet e saj  edhe pse ajo ishte e inatosur prej kohësh me të”, tha Damir, duke shtuar: “Një herë i vuri zjarrin shtratit. Nëna ime ishte ekstreme në ndjenjat e saj. Natën fatale, më duhej të takoja motrën time . Më mori në telefon dhe më tha të telefonoja urgjentisht policinë .”

giuk9kpTURBXy9hYWEwYzJjYmVkOGUyOWM2NDlmMzI2NjcwZDdkZjI1OC5qcGeRkwLNAf4AgaEwBQ

Ai thjesht tha: “Mami e vrau Srdjanin . Ajo e goditi me thikë në dhomën e gjumit dhe arriti t’a çojë në kuzhinë. Aty ajo vazhdoi ta godiste me thikë. Fjalët e tij të fundit ishin: “Thirrni një ambulancë .”

Damiri duke folur për atë natë tha: “U largova sa më shpejt dhe gjeta motrën time duke qarë në cep të rrugës. Ne u përpoqëm të hynim në shtëpi, por në fillim nëna ime nuk donte ta hapte. Në një moment dëgjuam sharrë elektrike me zinxhir, por ajo u mbyll shpejt. Mendova se doli bllof, se donte të na trembte. Kur kërcënova nënën time se do të thërrisja policinë, ajo na hapi derën . Në dhomën e ndenjes pashë këmbët në dysheme. Skena e radhës ishte si nga filmi “Masakra e Teksasit”. Një trup i copëtuar në një pellg gjaku. E pyeta se çfarë kishte ndërmend të bënte. Ajo tha se kishte planifikuar të copëtonte të gjithë trupin dhe ta hidhte në vende të ndryshme. Ajo tha gjithashtu se donte të ziente pjesë të trupit për të ndarë kockat nga mishi”, tha i riu.

Ekzaminuesit mjekësorë dhe policët e tronditur Ekzaminuesit mjekësorë dhe oficerët e policisë që shkuan në shtëpinë ku u bë telefonata 20 ditë më vonë, nuk mundën ta marrin veten nga ajo që panë.

“Ajo ishte e çmendur dhe e çorientuar. Pamë edhe fotografi nga hulumtimi, ishte e frikshme. Një grua kaq e vogël arriti jo vetëm të vriste një burrë, por edhe ta copëtonte dhe të fillonte të gatuante të gjitha të brendshmet, a mund ta imagjinoni? Veshkat, zemra, penisi. Dhe ajo i  gatuan një këmbë të tërë njeriu në një tenxhere të veçantë. Nuk mund ta besoj atë që po ju them”, tha një nga mjekët.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kosovë/ ‘Liria ka emër’, mijëra qytetarë sërish në protestë në mbështetje të ish krerëve të UÇK-së

22:57 / September 21, 2026

Ndryshimi i Ligjit për Specialen/ Vetëvendosja në pritje të Kushtetueses për Kuvendin

22:30 / September 21, 2026

Kishte shfaqur probleme shëndetësore gjatë qëndrimit në një hotel në Jalë, humb jetën turistja 32-vjeçare

21:51 / September 21, 2026

Zgjedhjet e tetorit në Serbi/ Partia e dalë nga protestat kryeson në sondazhe, Vuçiç rrezikon të dalë në opozitë

21:29 / September 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.