Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Krimi i lartë në Shqipëri, LZHK kërkon rikthimit e dënimit me vdekje

15:04 / August 17, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
lzhk
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Rritja e krimit në vend, bën që LZHK-ja nëpërmjet Ekrem Spahiut, kërkon që në Shqipëri të rikthehet dënimi me vdekje për vrasje të rënda me dashje. Sipas tij, në bashkëpunim me Këshillin e Europës, vendi ynë mund ta ketë sërish këtë dënim kapital, të paktën derisa të anëtarësohemi në BE.

“Duke marrë parasysh këtë gjendje të rëndë të kriminalitetit, a ka ardhur koha të rishikohen sanksionet penale në drejtim të ashpërsimit të tyre për krime të rënda kundër jetës, duke përfshirë këtu edhe dënimin me vdekje? Për ne është e domosdoshme që për disa kategori të mirëpërcaktuara veprash shumë të rënda, në negocim dhe në mirëkuptim edhe me Këshillin e Europës, të rikthehet dënimi me vdekje derisa Shqipëria të bëhet anëtare e BE.

Familjarët e viktimave do të ndjehen më të lehtësuar për dhënien e drejtësisë. Burgimi i përjetshëm që është sot për të tilla raste përbën një kosto të jashtëzakonshme në të gjitha drejtimet për familjarët e një të burgosuri. Do të ulej kostoja për sigurinë e këtij kontingjenti shumë të rrezikshëm, të cilët edhe të burgosur do të përpiqen të shtojnë krimet për të rifituar lirinë.

Organet e drejtësisë do të kenë më pak hapësirë për të abuzuar me ligjin. Dënimi me vdekje duhet të rezervohet vetëm për krimet e rënda të vrasjes me dashje. Një rast unik për këtë janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, vendi klasik i demokracisë dhe i të drejtave të njeriut. Me rikthimin e dënimit me vdekje do të bëheshim shtet serioz”, tha Spahiu.

krime vdekje
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ambasada Amerikane: Trazirat e dhunshme nuk kanë vend në angazhimin qytetar

22:46 / October 16, 2026

Bashkia e Shkodrës në flakë, godina s*lmohet me molotovë nga disa persona të maskuar

22:14 / October 16, 2026

Avokati i Popullit: Në komisariate ka mbipopullim, kemi parë persona me shenja dhune

20:38 / October 16, 2026

Protesta/ Demo: 156 të lënduar, mes tyre 4 të mitur! Përdorimi i fëmijëve, përpjekje e maskuar e atyre që pushtetin duan ta marrin me dhunë

19:07 / October 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.