Mediat në Kosovë kanë publikuar foton e të riut që akuzohet se vrau me thikë nënën e tij këtë të premte në Pejë.
Autori i dyshuar, i identifikuar si Urim Hyseni, kishte pak ditë që ishte kthyer nga Gjermania për vizitë dhe pas disa ditësh do të kthehej sërish.
Lajmin e rëndë e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Bardh Rugova.
“Sot rreth orës 16:00 policia ka marrë një informacion në rrugën “Mbreti Zog” në Pejë, me të arritur në vendin e ngjarjes kemi parë është se bëhet fjalë për vrasje të rëndë teksa vdekjen e viktimës e ka konfirmuar ekipi kujdestar”, ka deklaruar ai.