Zbardhet një pjesë e dëshmisë së Dan Hutrës, autorit të vrasjes së 3 grave dhe plagosjes së 3 të tjerave këtë mesditë në Tiranë. Në deklarimet e tij para hetuesve në Drejtorinë Vendore të Policisë së Tiranës, killeri 40-vjeçari nuk ka shfaqur asnjë shenjë pendese për makabritetin e kryer.
Për detaje më të plota do të pyetet të nesërmen, por në ballafaqimin e parë ka thënë “E bëra pasi desha”.
Ndërkohë kanë dalë pamjet nga momenti kur autori shoqërohet në polici.