Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Krimi “mbyt” Gjermaninë, DW: Më i larti ndër vite- Shtohen shumë vjedhjet!

11:53 / April 10, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
op sd
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Më shumë akte dhune, më shumë vjedhje, më shumë vjedhje banesash: Në mbarë Gjermaninë, vitin e kaluar u regjistruan 5,94 milionë vepra penale thotë DW.

Numri i rasteve (rreth 214.000) është rritur sipas statistikës me 8,6 përqind krahasuar me vitin 2022. Ky është niveli më I lartë që nga viti 2007. Ndjeshëm janë shtuar vjedhjet, me kategorinë e vjedhjeve të vogla që regjistron rreth 1,97 milion raste, 10,7 përqind më shumë se në 2022. Gjithsej në vend rezulton të ketë pasur më shumë vepra penale si asnjëherë më parë që nga viti 2016. Ministrja e Brendshme socialdemokrate, Nancy Faeser gjatë prezantimit të statistikës në Berlin tha, se ky zhvillim kërkon “ndërhyrjen e nevojshme dhe sipas mendimit tim të ashpër të shtetit të së drejtës” ashtu si edhe përforcimin e masave parandaluese.

Ajo insistoi megjithatë se pavarësisht rritjes së numrit të veprave penale, Gjermania “vazhdon të jetë një nga vendet më të sigurta të botës”. Në mënyrë të veçantë, vitin që shkoi është shtuar kriminaliteti nga të huajt.  Numri i të pandehurve jo gjermanë është rritur me 17,8 përqind në rreth 923.000. Sipas Faeser, ata që kryejnë vepra penale pa pasur pasaportë gjermane “duhet të largohen shumë më shpejt nga Gjermania pa ngurruar si deri më sot”. “Kush nuk respekton rregullat, duhet të largohet”, ishte mesazhi i qartë i saj. Kryetari i Konferencës së Ministrave të Brendshëm, ministri i Brendshëm i Brandenburgut, kristiandemokrati Michael Stübgen theksoi, se kuota joproporcionale e të pandehurve të huaj nuk duhet të çojë në dyshim kolektiv.

“Miliona të huaj jetojnë këtu dhe nuk kryejnë vepra penale. Ata që kryejnë vepra penale dhe duhet të largohen nga Gjermania, duhet të dëbohen me konsekuencë. Integrimi është mjeti më i mirë kundër kriminalitetit të emigrantëve”, theksoi ai.

gjermani tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zelensky shkarkon komandantin e përgjithshëm të ushtrisë ukrainase

22:52 / July 21, 2026

Irani paralajmëron Bullgarinë që të mos e lejojë SHBA të përdorë bazat e saj

22:30 / July 21, 2026

Europol godet rrjetin e trafikimit të emigrantëve në Ballkan, 7 të arrestuar në operacionin ndërkombëtar

22:09 / July 21, 2026

Paralajmërimi i Trump: SHBA do të godasë shumë shpejt zonën pranë Malit të Kazmës në Iran

21:44 / July 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.