Marsida Qatja është zyrtarisht nën hetim nga prokuroria. Qatja do të hetohet për akuzën e përdorimit të substancave narkotike.
Gjatë marrjes në pyetje në lidhje me ngjarjen e rëndë që ndodhi në Kavajë ku humbi jetën Dritan Haxholli, Qatja është shprehur se ka përdorur kokainë së bashku me dy persona të tjerë në banesë.
Pritet që hetimet për ngjarjen e rëndë të Kavajës të hyjnë në një rrjedhë tjetër.