Pas daljes së tij nga Big Brother VIP, Luizi u shfaq në koncert me Noizyn. Më tej, u tha se do të kishte dhe bashkëpunim mes tyre.
Mirëpo, mesa duket marrëdhënia e tyre ka marrë një tjetër rrjedhë. Së shpejti Noizy do mbajë koncertin Alpha Show 2 dhe Luiz Ejlli nuk është pjesë e listës së artistëve që do performojnë.
Ledri Vula, Elvana Gjata, Dhurata Dora, Yll Limani, Varrosi, Ghali, Elai, Era Istrefi, Ravanny, Mc Kresha, Lyrical Son, Buta, BM, Stine, Rudi, Mr Elvis, West Side Family, Stresi, Elgit Doda, janë artistët që do të performojnë në koncertin e Noizyt.
Nga ana tjetër, gjatë ditëve të fundit Luizi konfirmoi bashkëpunimin me një tjetër artist, “rivalin” e Noizyt, Getoar Selimin.