Me rastin e Krishtlindjes ortodokse, ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla ka shkuar në shtëpinë e dy familjeve të komunitetit serb në fshatin Shtërpcë, ku ka drekuar me ta.
”Nga këto familje mikpritëse e punëtore ua përcjellim urimet e përzemërta të gjithë besimtarëve bashkëqytetarë tanë që festojnë sot Krishtlindjet ortodokse sipas kalendarit julian. Gëzime paçi në familjet tuaja”, ka shkruar ministri përkrah fotove, ku bie në sy se ai shoqërohet nga ministri Elbert Krasniqi.
Komunitetin serb me rastin e Krishtlindjes ortodokse e ka uruar edhe kryeministri Albin Kurti. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kurti uron në gjuhën shqipe dhe atë serbe.