Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Kriteret e reja për kreditë e buta, hyn në fuqi vendimi për familjet në nevojë

13:43 / July 6, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
leke 7
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Qeveria ka miratuar kriteret e reja për qytetarët në nevojë që janë përfitues të kredive të buta. Referuar vendimit të publikuar në Fletoren Zyrtare, masa e subvencionit të interesave të kredisë për familjet që përfitojnë kredi të lehtësuara nga shteti, për banesa me kosto të ulët është e barabartë me diferencën që rezulton ndërmjet interesit vjetor të kredisë në tregun e lirë me interesin në varësi të aftësisë përballuese të familjes, me kusht që interesi dhe principali që paguan familja të mos jenë më të mëdha së aftësia e familjes për t’i përballuar.

Ndërkohë që janë institucionet qendrore apo njësitë e qeverisjes vendore ato që zgjedhin institucionin financiar përmes një konkurrimi të hapur, ndërsa vendimi për familjet përfituese merret nga Këshilli Bashkiak, pasi kanë plotësuar kriteret e vendosura. Përjashtim, bëhet vetëm për familjet qiramarrëse që banojnë në banesa, pronë e subjekteve të shpronësuara, të cilat përfitojnë subvencion 100% të interesit të kredisë. Këto familje paguajnë vetëm principalin e kredisë me interes 0%. Kur programi zbatohet nga njësitë e vetëqeverisjes vendore, ministria përgjegjëse për strehimin mund t’i asistojë në llogaritjen e nivelit minimal e maksimal të të ardhurave të familjeve përfituese.

Kur programi financohet nga buxheti i shtetit, njësitë e vetëqeverisjes vendore, brenda kuotave të përcaktuara paraprakisht nga ministria përgjegjëse për strehimin (numrit të familjeve që përfitojnë), miratojnë listën e familjeve sipas sistemit të pikëzimit të miratuar prej tyre dhe që plotësojnë kushtet e mëposhtme: a) Kanë të ardhura mujore jo më të larta se të ardhurat mesatare të njësisë së vetëqeverisjes vendore përkatëse dhe nuk përballojnë dot pagesat e kredisë për blerjen e një banese me vlerë jo më të madhe se mesatarja e vlerave të tregut në atë njësi dhe me sipërfaqe jo më të madhe se normat e strehimit; b) Nuk disponojnë banesë në pronësi ose disponojnë sipërfaqe banimi nën normat e strehimit, apo janë zhvendosur nga banesat. Pas miratimit të familjeve përfituese, marrëdhënia për nivelin e kësteve , kohëzgjatjes së kredisë dhe afatit të disbursimit vendoset me institucionet financiare.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

ARRSH njofton punime në tunelin e Krrabës

09:29 / October 7, 2026

Ministri Hoxha, uron presidenten e re të Kosovës: Dëshmi e pjekurisë së institucioneve demokratike

09:24 / October 7, 2026

Kosova zgjedh Presidenten e re, Justina Shiroka Pula betohet si kryetare e shtetit pas marrëveshjes Vetëvendosje-PDK në minutat e fundit

08:35 / October 7, 2026

“Prania Besnike”/ Rama publikon pamjet nga takimi i përjavshëm: Buxheti 2027 do të prekë tavanin rekord të 10 miliardë eurove

08:33 / October 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.