Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Kriteret që duhet të përmbushin maturantët për degët e Universitetit të Mjekësisë

20:17 / June 24, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
universiteti i mjekesise 31063 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

 Në një kohë që provimeve të Maturës Shtetërore 2019 po u vjen fundi, jo pak maturantë janë ende në dilemë për degën që dëshirojnë të vazhdojnë. Programet e studimit të Universitetit të Mjekësisë janë ndër të preferuarat e të rinjve dhe pritet që dhe këtë vit konkurrenca për t’u bërë pjesë e këtij universiteti të jetë e lartë. “Gazeta Shqiptare” zbardh sot vendimin e Senatit Akademik të këtij universiteti, mesataren që duhet të kenë si dhe koeficientet përkatëse, bazuar në llojin e shkollës së mesme që kanë përfunduar kandidatët. “Në zbatim të ligjit nr. 80/2015, ‘Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në Institucionet e Arsimit të Lartë në Republikën e Shqipërisë’ si dhe në përputhje me ndryshimet në kurrikulën e arsimit të mesëm në Republikën e Shqipërisë, Senati Akademik i Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, vendosi kriteret e pranimit në programet e ciklit të parë si dhe në programet e integruara të studimit të ciklit të dytë, për vitin akademik 2019-2020?, – thekson Universiteti i Mjekësisë.

Kriteret
Në vendimin nr. 21, “Për miratimin e kritereve të pranimit në programet e studimit të ciklit të parë dhe programet e integruara të studimit të ciklit të dytë, në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë, për vitin akademik 2019-2020”, bëhet me dije edhe mesatarja për çdo degë. Përkatësisht, maturantët e interesuar për Mjekësinë e Përgjithshme, Farmacinë apo Stomatologjinë duhet të kenë një mesatare më të lartë se 8.5 gjatë viteve të gjimnazit. Ndërkohë ata që dëshirojnë të vazhdojnë studimet e larta për Shëndet Publik duhet të kenë një mesatare mbi notën 8. Sakaq, një mesatare gjimnazi mbi 7.5 kërkohet për degët Infermieri e Përgjithshme, Fizioterapi, Mami, Teknik Imazherie, Teknikë Laboratori e Logopedi. Ndërsa për të ndjekur studimet për Teknikë Dentare apo Higjienist Dentar, maturantët duhet të kenë një mesatare gjimnazi mbi notën 7. Nota mesatare minimale përllogaritet si mesatare aritmetike e thjeshtë e notave përfundimtare vjetore të lëndëve për të gjitha vitet e shkollimit në arsimin e mesëm dhe mesatarja aritmetike e thjeshtë e notave të provimeve të Maturës Shtetërore. “Kriteret e pranimit të studentëve në programet e studimeve të ciklit të parë dhe programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë për vitin akademik 2019-2020, përbëhen nga nota mesatare aritmetike e provimeve të Maturës Shtetërore 40%, ku nëse një kandidat jep provim me zgjedhje: Kimi, Fizikë, Biologji, nota e provimit shumëzohet me 1.4; nëse një kandidat jep provim lëndë me zgjedhje, të ndryshme nga lëndët e mësipërme, nota e provimit shumëzohet me koeficientin 1”, – thuhet në vendim. Ndërkohë, nota mesatare aritmetike e shkollës së mesme për të gjitha vitet ka një peshë prej 30% gjatë përllogaritjes së pikëve për t’u pranuar në Universitetin e Mjekësisë. “Nota mesatare aritmetike e lëndëve formuese (Fizikë, Kimi dhe Biologji), të zhvilluara gjatë tri viteve të shkollës së mesme 30%, ku lëndët e mësipërme në vitin e tretë të shkollës së mesme shumëzohen me koeficient 1.25.

  • mjekesia kriteret universitet 1
  • mjekesia kriteret universitet 2
  • mjekesia kriteret universitet 3
  • mjekesia kriteret universitet 4
  • mjekesia kriteret universitet 5
  • mjekesia kriteret universitet 6
  • 6f25e6ef 1164 4a53 82ae 54804eba4445
  • 59ba230f de48 48b1 aa7b c7f6a576ccb8
  • 87c55f95 97ea 406b 9f60 b3beb2a9ec3f
  • e1b91129 e4d1 4e9e 9bd6 3fa0e49a8155
  • b81986c5 d746 4583 bcfb c7d03447d765
  • 84221ce7 d303 4097 8e51 131b7edcc123
  • 1ad566fd 472a 4743 811a 4f55a87520e2
  • c8d8c689 2f1a 4cee 837b 03b6ded60d6d
  • e0788e86 c382 4a2c ba34 e883421d380d
  • 20a8f4d8 6c98 4353 bd1a 67d0ad12a171
  • 11a7dc2c b6c2 4691 b9a8 0da17d6e91e1
  • 43c8f491 6fb6 4b20 9d9b 0d8a76f0ede0
  • cc5acab2 2d4e 40a6 b91e e8f30d277957

Matura Shtetërore provim
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shndërrimi ekonomik i Shqipërisë, Ekonomi: Të ardhurat për frymë të shqiptarëve drejt 15 mijë eurove

11:25 / February 7, 2026

Rritja e pagave për ushtarakët, Vengu: Synojmë nivelin e NATO-s

10:18 / February 6, 2026

Tirana pret Forumin Ekonomik të Korridorit VIII

12:06 / February 5, 2026

Dëgjesa me fermerët/ Balluku dhe Salla në Fier: Lidhja me fermerët e qarkut është më shumë se bashkëpunim

10:50 / February 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.